Lëvizje surprizë në Superiore, Skënderbeu “blindon” trajnerin e ri

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu, pasi i ka dhënë lamtumirën Ernest Gjokës me mbylljen e kontratës së këtij të fundit, po kërkon një trajner të ri për sezonin 2026-2027 që e sheh përsëri në Superiore.

Skënderbeu do të bëjë një revolucion në emra dhe kërkon një trajner që të nisë një cikël të ri me qëllimin primar mbijetesën e më pas të tentojë diçka më shumë. Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar shumë emra sa i përket trajnerit të ri që do të marrë drejtimin, por një nga pistat më konkrete është bërë ajo e Oltijon Kërnajës.

Tekniku u largua pak javë më parë nga drejtimi i Partizanit dhe është në kërkim të një aventure të re. Mësohet se palët kanë zhvilluar bisedime në ditët e kaluara dhe po shkohet drejt një akordi mes palëve në mënyrë që Kërnaja të jetë emri i ri i pankinës së klubit juglindor.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Partizani lëviz në merkato, firmë me peshë te kryeqytetasit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.