Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore

by KLIKOJE.AL

Dinamo arriti të fitonte ndeshjen e parë të “Final 4”, duke mundur me rezultatin e pastër 0-2 Vllazninë, në një takim ku në fakt nuk pritej shumë nga blutë duke parë mungesat që kishte. Sakaq, këto ndeshje mund t’i shërbejnë skuadrës së Dajës për të përgatitur ndoshta më mirë Europën duke qenë se në klub e skuadër janë koshientë që titulli kampion është një ëndërr që mund të realizohet vetëm me anë të një mrekullie.

Rustem Hoxha është i pari që ka vendosur të largohet nga Dinamo dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij te Teuta. Hoxha nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me fanellën e Dinamos duke qenë se në verë pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin dhe për pasojë, nuk ishte në gjendje të aktivizohej. Edhe pse prej disa javësh ai është rikuperuar, stafi teknik nuk i ka dhënë hapësirë madje si në periudhën para janarit, ashtu edhe pas janarit emri i tij nuk fi guronte në listën e federimit duke u bërë i pamundur aktivizimi.

Rustem Hoxha është larguar disa herë nga Teuta dhe është rikthyer sërish. Pak sezone më parë, ai largohej për të fi rmosur me Kukësin dhe u rikthye sërish, ndërkohë që u larguar përsëri për të firmosur me klubin e Dinamos. Tashmë, për të do të jetë një tjetër rikthim në Durrës, ku ka mbajtur disa herë shiritin e kapitenit, gjë të cilën e ka bërë edhe me fanellën e Dinamos.

Hoxha ishte një nga lojtarët e parë që firmosi me Dinamos pasi blutë u rikthyen në Superiore dhe deri në momentin e dëmtimit, ai ishte ndër më të dalluarit dhe lojtarët me më shumë minuta te kryeqytetasit. Pas fundit të “Final 4”, Hoxha do të përshëndetet me skuadrën dhe duke nisur nga muaji tjetër, me shumë gjasa do të nisë stërvitjen me bregdetarët, aty ku trajner do të jetë Edlir Tetova për sezonin e ardhshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.