Policia zbardh ngjarjen e ndodhur më parë më Kamëz, ku një burrë ka kërcënuar për vdekje efektivët pasi këto të fundit i kanë shkuar në shtëpi për ta shoqëruar në Gjykatë, sepse nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë.
Bëhet fjalë për Ronald Kryemadhin, i cili pasi punonjësit e policisë i kanë shkuar në shtëpi, ka nxjerrë armën dhe i ka kërcënuar se do ti vrasë nëse afrohehen. Më pas është mbyllur brenda.
Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa. Mësohet se Kryemadhi nuk i lejonte fëmijët të shkonin në shkollë pasi pretendonte “se i shkollon zoti”.
Sakaq për ngjarjen ka folur edhe drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj i cili u shpreh se: “Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për në gjykatë e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollër. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllonte. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENEA-as. Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç kallashnikovit ka pasur edhe një pistoletë”.
DETAJE nga policia: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.
Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.