“Shumë mllef ndaj meje, e lë Partizanin në garë për Europën”, Kërnaja reagon pas shkarkimit (POSTIMI)

by S.M

Partizani ka njoftuar largimin e trajnerit Oltijon Kërnaja. Shkak për këtë vendim, sipas njoftimit të klubit kryeqytetas në faqen e vet zyrtare, janë bërë rezultatet e dobëta të javëve të fundit. Vendimi vjen tri javë para mbylljes së kampionatit të rregullt, ku objektivat e Partizanit janë kompromentuar. Faza e katërt ka qenë shumë negative për të kuqtë, me rezultate të dobëta. Duket se humbja në derbin me Tiranën ka qenë fatale për Kërnajën, i cili e mori drejtimin e Partizanit pas fillimit të sezonit, duke zëvendësuar serbin Mlladen Milinkoviç.Vetë Kërnaja ka reaguar në rrjetet e tij sociale në lidhje me këtë shkarkim.

POSTIMI I ISH-TRAJNERIT TË PARTIZANIT

E gjitha nisi me nje postim te thjeshte , nje klub i madh si FK Partizani Albania ishte ne veshtiresi, vetem 1 gol i shenuar ne fund te renditjes, dhe pa pritur Presidenti Gaz Demi i beson nje djali te ri, shume kritika , shune mllef ndaj emrit, por me pune dhe perkushtim te gjithe me rradhe , nga punetori me i thjeshte deri tek futbollisti me i fundit, sigurisht duke perfshire dhe Stafin arritem te kthejme Partizanin ne lufte per Final 4.. Asnje se besonte por realiteti ky eshte Partizani eshte ne vend te 4 dhe ne.lufte per europe!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.