Derbi lë me pasoja Tiranën, Disiplina i mbyll sezonin mesfushorit, dënohet edhe drejtori sportiv

by S.M

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar. Vëmendja shkon në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, ku janë dënuar Kobiljar dhe drejtori sportiv Omer Bunjaku. Partizani dhe Elbasani janë dënuar për sjellje të spektatorëve.

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore dhe banderola fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Lojtari i KF Tirana, Rijad Kobiljar, për sjellje josportive dhe cenim të reputacionit të veprimtarisë futbollistike dhe anëtarëve të saj duke përdorur gjuhë fyese pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Tirana ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

  1. Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/h dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i KF Butrinti, Pius Nelson Joseph, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.