13
Ousmane Niang është zyrtarisht futbollisti më i ri i Elbasanit. Klubi verdheblu ka bërë publik transferimin e mesfushorit, i cili vjen nga futbolli italian për të përforcuar skuadrën në prag të sfidave europiane.
Afrimi i Ousmane Niang konsiderohet një lëvizje e rëndësishme nga drejtuesit e Elbasanit, teksa ekipi po përgatitet për ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Conference League ndaj BATE Borisov, e programuar të zhvillohet më 7 korrik.
Me këtë transferim, trajneri Ivan Gvozdenovic fiton një tjetër alternativë cilësore në repartin e mesfushës. 23-vjeçari sjell me vete eksperiencë nga futbolli italian, pasi më parë ka qenë pjesë e Modenës në Serie B, duke rritur kështu nivelin e organikës së verdhebluve për sezonin e ri.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME: Elbasani nuk ndalet, firmos mesfushorin e ardhur nga Italia […]
Comments are closed