Formacioni i Tiranës bën zhurmë, por surprizat janë ende rrugës

by KLIKOJE.AL

Tirana po merr formë dita-ditës, ndërsa stafi teknik ka nisur të projektojë formacionin që pritet të zbresë në fushë në nisje të sezonit të ri. Enea Bekaj shihet si zgjedhja e parë në portë, ndërsa katërshja e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Vera, Vitija, Kollej dhe Ndong.

Në mesfushë, balanca dhe organizimi do t’u besohen Mysloviçit, Krymit dhe Alvarezit, ndërsa në sulm pritet të startojnë Kish, Daci dhe Xhixha, me synimin për të qenë pika kryesore e repartit ofensiv.

Megjithatë, gara për një fanellë titullari mbetet e hapur. Bardheblutë kanë ndërtuar një grup me alternativa në çdo repart, çka i jep trajnerit mundësi rotacioni gjatë një sezoni të gjatë dhe të ngarkuar.

Gjithsesi, ky mbetet vetëm konfigurimi aktual i skuadrës. Merkatoja nuk ka përfunduar ende te Tirana dhe drejtuesit pritet të afrojnë futbollistë të tjerë për të rritur konkurrencën. Vetëm në fund të gushtit do të shihet fytyra përfundimtare e Tiranës, që synon të rikthehet protagoniste dhe të luftojë për titullin kampion.

LEXO ME SHUME:Elbasani nuk ndalet, firmos mesfushorin e ardhur nga Italia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Albano Aleksi drejt largimit, tre ekipe të Superiores në sulm 19/07/2026 - 20:47

[…] LEXO ME SHUME:Formacioni i Tiranës bën zhurmë, por surprizat janë ende rrugës […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.