KATEGORIA E PARË/ Shkarkimi i parë i bujshëm, vetëm 3 javë zgjat aventura e trajnerit në stol (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Befasia e parë e madhe në pankinë pas vetëm tri javësh kampionat! Oriku ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Sherif Idrizaj. Vendimi i klubit vjen pas humbjes së thellë 0-4 ndaj Besës, rezultat që ka sjellë ndryshime të menjëhershme në stolin e skuadrës.

Klubi i Orikut ka zyrtarizuar largimin e Idrizajt, duke bërë me dije se drejtimi i ekipit do t’i besohet përkohësisht zëvendëstrajnerit Taulant Kuqi, deri në emërimin e trajnerit të ri. Idrizaj bëhet kështu trajneri i dytë që largohet nga detyra pas vetëm tri javësh kampionat, pas Elvis Plorit që u nda nga Besëlidhja.

Në njoftimin zyrtar, Oriku falënderon Idrizajn për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhës në krye të skuadrës, ndërsa i uron suksese në vazhdim të karrierës.

Njoftimi i klubit:

“Klubi i Futbollit Oriku njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Sherif Idrizaj. Ky vendim vjen pas ecurisë negative në ndeshjet e fundit dhe humbjes së rëndë në përballjen ndaj FK Besa.

KF Oriku shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta ndaj profesor Idrizaj për punën, përkushtimin dhe sukseset e arritura gjatë kohës që drejtoi pankinën tonë. Klubi i uron atij sa më shumë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës profesionale.

Gjithashtu, bëjmë me dije se drejtimi teknik i ekipit i kalon përkohësisht zëvendëstrajnerit Taulant Kuqi, deri në emërimin e trajnerit të ri në ditët në vijim.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.