Gola, VAR dhe karton i kuq, Dinamo triumfon ndaj Laçit dhe ushtron presion kreut (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo triumfon ndaj Laçit 3-1 në “Elbasan Arena” në një sfidë me gola, VAR dhe karton të kuq. Blutë kanë marrë avantazhin në minutën e 22-të me Lorran, i cili përfitoi nga një pasiguri e portierit Guri dhe dërgoi topin në rrjetë.

Laçi reagoi menjëherë dhe vetëm pak minuta më vonë gjeti golin e barazimit. Në minutën e 25-të, Gamarra lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone, duke mposhtur Teqjen dhe duke rikthyer ekuilibrin në “Elbasan Arena”.

Sfida u ndez edhe më shumë në fundin e pjesës së parë. Gamarra u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe rishikimit të pamjeve, gjyqtari ndryshoi vendimin dhe e nxori me karton të kuq, duke e lënë Laçin me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë, Dinamo shfrytëzoi superioritetin numerik dhe në minutën e 55-të gjeti sërish rrjetën. Një pasim në qendër u devijua dhe topi përfundoi te Vila, i cili nuk gaboi përballë Gurit duke rikthyer avantazhin e bluve. Ruçi do të shënonte në fund të takimit. Dinamo shkon në vendin e dytë me 12 pikë dhe Laçi mbetet në vendin e katërt me 7 pikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.