463
Tefik Osmani u largua nga Tirana. 38-vjeçari që mbante postin e drejtorit sportiv ka lajmëruar se pas 3 vitesh nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani i ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të gjatë kësaj periudhe, teksa nuk ka bërë të ditura arsyet e këtij divorci të papritur.
Megjithatë orët e fundit Klikoje Sport ka mësuar se presidenti i Vllaznisë,Alban Xhaferi i ka ofruar postin e drejtorit sportiv, dhe bisedimet janë duke u zhvilluar intensivisht. Dy palët do të flasin për pjesën e pagës dhe projektin e klubit, ndërsa e ardhmja e Elvis Plorit mbetet në dyshim.