Nevil Dede i pakënaqur pas fitores 3-1 ndaj Kastriotit: Do t’ju bërtas më shumë djemve, nuk u përshtatën dot me…

by KLIKOJE.AL

Trajneri i AF Elbasanit, Nevil Dede ka folur pas fitores 3-1 me Kastriotin. “E kontrolluam derisa shënuam, dyfishuam dhe trefishuam, por diçka nuk shkoi si duhet realisht. Duhet të marrim parasysh faktin që disa lojtarë vinin nga dëmtimi, nuk bëmë presionin e duhur, lamë hapësirë. Fakti që disa lojtarë vinin nga dëmtimi nuk i përshtaten ritmit të lojës, duhet të jesh gati për ritmin, por ndikoi dhe pjesa e stadiumit me shi.

Nuk u përshtatën dot, patën probleme me zëvendësisme, skuadra që startoi dhe ua bëri komod lojtarëve që u zëvendësuan. Boshti i skuadrës duhet ta menaxhonte më mirë, kam me çfarë të merrem dhe tju bërtas sa më shumë”, tha ai për “MCN TV”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.