Egnatia ka mposhtur Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Final Four. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në favor të rrogozhinasve në shifrat 1-2. Pas përfundimit të takimit, ka folur dhe trajneri fitues Nevil Dede.
“E vërtetë ishte ndeshje shumë emocionuese. Ishim përgatitur deri në këtë pikë që ndeshja të bëhej kaq e pazakontë. E rëndësishme sot është rezultati pasi Vllaznia na vuri në vështirësi. Me lëvizjet që bëjmë, mendojmë se bëmë më të mirën.
E kishit informacion për lojtarët e krahut të majtë të Vllaznisë? Marrë pak parasysh cilësitë e kundërshtarit, kishin poziconuar dhe Kallakun. Kishim armën më të fortë Sotën. Asimetria. Kemi dhe një ndeshje tjetër me thënë të vërtetën. Ska mbaruar ende asgjë. Aimen e kemi më ofensiv. Duke patur parasysh dhe difektet që lënë dy anësorët e Vllaznisë. Golat që shënuam besoj që janë cilësi e lojtarëve, jo se janë të punuar. Nga limiti i zonës dy dhe tre.
Sot e bëmë me Sotën e bëmë me Daniel Adjessa. Kjo është si pasqyrë. Kontrolli i emocional ishte shumë i vështirë.
Humbja e rasteve? Kartonat e parë ndikuan. Me kaq agresivitet sportiv, edhe me një prekje pa top mund të ndëshkohesh. Vllaznia ndërhyri dhe bëri disa lëvizje që na vunë në vështirësi realisht. Pastaj të gjitha lëvizjet e tjera.
Minutat e para? Unë mendoj që ata po na vinin në vështirësi. Ishte dhe gjendja emocionale pasi nuk po e lëviznim topin në formën e duhur. Kërkonim më shumë nisje direkte që i shkonte më shumë përshtat Vllaznisë se neve. Është shumë e vështirë dhe po vihet re dhe nga lojtarët. Nisje direkte janë të punuara. Vuajtëm pak në mesfushë, Aleksi dhe Fernando punuan mirë.
Si është të jesh pranë titullit? Kam fatin që jam pjesë e Egnatias dhe dëshiroj të falenderoj publikisht presidentin pa hipokrizi. Më ka bënë të lumtur gruan dhe fëmijët. Janë në një klub me pretendime. Jam mirënjohës gjithë jetës.
Kontrata? Duhet të pyesni presidentin (qesh)”, tha Nevil Dede.