281
Pas 30 viteve pritje skuadra e Liverpool në Angli është shpallur mbrëmë kampione e Premier Ligës.
Të kuqtë u shpallën kampionë matematikë pasi Manchester City humbi 2-1 në përballjen me Chelsea-n, çka i dha djemve të Klop titullin kampion para kohe.
Fitimi i titullit në këtë fazë ku janë edhe 7 javë kampionat, e bën Liverpoolin skuadrën e parë në historinë e Anglisë që mbyll kaq herët garën për titull.
Në pritje prej 30 vitesh, tifozët e Liverpool mbrëmë kanë shpërthyer në festë!
Rrugët e qytetit janë pushtuar nga tifozeria, e cila u zhvendos më pas drejt stadiumit “Anfield Road”.
Me mijëra tifozë në rrugë dhe pa asnjë distancë sociale, policia u shtua dhe gjithashtu u vu re një helikopter që survejonte nga lart.