Lionel Messi u inkuadrua në pjesën e dytë, por bëri një paraqitje superiore në fitoren e Barcelonës ndaj Real Betisit, ndërsa përveç dy golave, bëri edhe një lëvizje të bukur për të ndihmuar golin e Antoine Griezmann.
Barcelona ka fituar ndaj Real Betisit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Ousmane Dembele (22’), Antoine Griezmann (49’), Lionel Messi (61’, 82’) dhe Pedri (90’) për Barcën, ndërsa për Betisin shënuan Antonio Sanabria (45+) dhe Loren (73’).
Megjithatë, goli i shënuar nga ylli francez, Griezmann, mundet lirisht të mbajë firmën e Messit.
Class from Messi to give Griezmann more confidence ???
— FB Skills (@FBSkill) November 7, 2020
Messi bëri një lëvizje mashtruese të pabesueshme ndaj portierit dhe një mbrojtësi kundërshtar duke e lënë Griezmannin të vetëm për të shënuar në portën bosh.
Kjo lëvizje e Messit po vlerësohet lartë në rrjetet sociale, ndërsa ka shumë nga ta që besojnë se kjo ishte paraqitja më e mirë e argjentinasit këtë sezon.
Burimi: Telegrafi