Muzika në zi/ Ndërron jetë kompozitori Ennio Morricone

by KLIKOJE.AL

Fituesi i Çmimit Oskar, Ennio Morricone ka ndërruar jetë sot gjatë natës në një klinikë në kryeqytetin Romë për shkak të pasojave pas një rënie aksidentale.

Muzikanti dhe kompozitori i shkëlqyeshëm 91 vjeçar, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma të tillë si “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.

“Ceremonia funebër e Ennio Morricone do të mbahet në formë private”- njoftoi avokati i familjes.

Sipas tij, Morricone deri në frymën e fundit ka qenë i kthjellët dhe i përgjegjshëm.

“Ai ka përshëndetur gruan e tij Maria, e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij njerëzore dhe profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit, ka falënderuar fëmijët dhe nipërit e tij për dashurinë dhe kujdesin që i kanë dhënë si dhe ka falenderuar audiencës së tij, e cila e ka përkrahur dhe e ka dashur duke e frymëzuar në krijimtarinë e tij” – shkruhet në deklaratën e avokatit.

Morricone ka punuar pothuajse për të gjitha zhanret e filmave, nga horror e komedi, dhe disa nga meloditë që ai ka krijuar kanë mbetur në mendjen e njerëzve edhe sot e kësaj dite.

Disa nga kompozimet më të mira të Ennio Morricone:

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.