Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: kompozitor

  • Kledi Bahiti rrëfen historinë e dashurisë me moderatoren sportive: Pasi më bëri follow, i dërgova menjëherë një …

    Kledi Bahiti rrëfen historinë e dashurisë me moderatoren sportive: Pasi më bëri follow, i dërgova menjëherë një …

    Një muaj më parë, Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi, u bënë prindër për herë të parë.

    Së fundmi, dyshja ka rrëfyer se si lindi historia e tyre e dashurisë. Të ftuar në emisionin “Rudina”, kompozitori dhe moderatorja sportive u shprehën se gjithçka nisi nga një “follow” në rrjete sociale.

    “Ishte një periudhë ku unë isha shumë i ngarkuar në studio, çdo histori imja e mirë apo e keqe që më ka ndodhur në jetë, gjithë energjinë time e kam dhënë me muzikën, ka qenë studioja si xhamia apo kisha ime, një kult. Ka qenë një moment që kam dalë në verandën e studios për të pirë një cigare dhe shof që më kishte bërë “friend request” dikush.

    Zakonisht më bëjnë shumë njerëz dhe gjithmonë i anashkaloja, dikë që e njof i bëj “follow back” dhe shoh këtë, Pejana Elezi, thashë ç’është ky emër dhe i çoj një gotë birrë dhe një lule. Ajo ma ktheu dhe nisi kështu biseda. Një ditë ka ardhur Pejana më ka marrë në studio me makinë dhe më ka çuar në Dajt, kemi folur pothuajse gjithë natën dhe pastaj avazh-avash u lidhëm“, tha kompozitori.

  • Muzika në zi/ Ndërron jetë kompozitori Ennio Morricone

    Muzika në zi/ Ndërron jetë kompozitori Ennio Morricone

    Fituesi i Çmimit Oskar, Ennio Morricone ka ndërruar jetë sot gjatë natës në një klinikë në kryeqytetin Romë për shkak të pasojave pas një rënie aksidentale.

    Muzikanti dhe kompozitori i shkëlqyeshëm 91 vjeçar, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma të tillë si “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.

    “Ceremonia funebër e Ennio Morricone do të mbahet në formë private”- njoftoi avokati i familjes.

    Sipas tij, Morricone deri në frymën e fundit ka qenë i kthjellët dhe i përgjegjshëm.

    “Ai ka përshëndetur gruan e tij Maria, e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij njerëzore dhe profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit, ka falënderuar fëmijët dhe nipërit e tij për dashurinë dhe kujdesin që i kanë dhënë si dhe ka falenderuar audiencës së tij, e cila e ka përkrahur dhe e ka dashur duke e frymëzuar në krijimtarinë e tij” – shkruhet në deklaratën e avokatit.

    Morricone ka punuar pothuajse për të gjitha zhanret e filmave, nga horror e komedi, dhe disa nga meloditë që ai ka krijuar kanë mbetur në mendjen e njerëzve edhe sot e kësaj dite.

    Disa nga kompozimet më të mira të Ennio Morricone: