Këtë vit në Shqipëri do të ketë një President të ri, ndërsa qeveria ka ngritur grupet e punës për zgjedhjen e emrit të tij/saj.
E ndërkohë që pikëpyetjet janë të shumta, ndoshta puna e qeverisë sapo u lehtësua!
Genard Hajdini është vetëpropozuar për President të Shqipërisë, teksa në një video-mesazh ia ka paraqitur kërkesën Edi Ramës.
Genard Hajdini është një nga personazhet më të njohura të rrjeteve sociale, bashkë me motrën e tij, Sonidën.
Në videon e tij, Hajdini thotë:
“O Edi Rama pse nuk më zgjedh president i Shqipërisë. Të premtoj se po erdhën rusët nuk kam për të vrapuar. Do të qëndroj në Shqipëri si Zelensky.
Do t’ju bëj ballë rusëve si Mujo Ulqinaku. Do të udhëheq popullin si president i shqiptarëve. Më zgjidh president dhe Sonidën do ta mbaj si shefe të Burimeve njerëzore të presidencës.”