Ndërkohë që kultivimi i hashashit në Shqipëri është kthyer edhe njëherë në vëmendje, një rast gati i pazakontë vjen nga Tropoja.
Dy tropojanët, Agron Hoxhaj, 51 vjeç, dhe Bekim Çelaj, 22 vjeç, kishin rrethuar parcelat e hasháshit me granata që ishin gati për shpërthim nëse dikush i afrohej tokës “jeshile”.
Përveç granatave, ata kishin instaluar edhe kamera sigurie në perimetrin e parcelës së mbjellë me lëndën nárkotike.
51-vjeçari Hoxha është vënë në pránga nga polícia ditën e sotme, ndërsa autori tjetër, Çelaj është shpallur në kërkim.
Detaje nga polícia:
Në zbatim të vendimit të gjykatës u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni polícor i koduar “Sofistikimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Agron Hoxhaj, 51 vjeç, banues në fshatin Kovaç dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit Bekim Çelaj, 22 vjeç, banues në fshatin Kovaç.
Bazuar në provat e siguruara, rezulton se këta shtetas, më datë 28.09.2021, në pyllin e fshatit Kovaç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë nárkotike, përreth të cilave kishin lidhur me fill sintetik 2 granata ofensive, si dhe kishin vendosur kamera, për të monitoruar zonën.
Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se në muajin korrik të vitit 2020, kanë kultivuar bimë nárkotike, në fshatin Hoxhaj. Për këtë rast ishte regjistruar procedimi penal në Pròkuria.
Vijon puna për kapjen e shtetasit Bekim Çelaj, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kríminale.
Materialet iu referuan Pròkuriasë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.