Tirana bëhet gati për derbin me Partizanin, të dielën në “Air Albania” duke nisur nga ora 18:30. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Klafuriç ka treguar fillimisht nëse pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtares i ka shërbyer apo jo skuadrës që ai drejton.
“Kishte disa avantazhe dhe disavantazhe pauza e kombëtares, por më tepër do të veçoja anët pozitive. Ne e kemi përgatitur çdo gjë shumë mirë, për mua është shumë e rëndësishme që lojtarët janë gati dhe për këtë jam i lumtur .Unë e dija këtë që prej fillimit dhe për mua është një nder i madh të jem pjesë e një derbi në Shqipëri! Unë kam qenë pjesë e derbit të Kroacisë dhe po ndodh edhe tani, kam qenë gjithashtu pjesë e disa derbeve në botë si ajo në angli dhe në derbin e Varshavës, kështu që unë ndihem i nderuar qe jam tani në krye të Tiranës.
Ne jemi gati, jemi të gjithë në kondicionin e duhur, përveç Verës i cili mungon prej disa kohësh. Janë rikthyer edhe lojtarë të tjerë! Përveç pjesës taktike kemi shtuar edhe stërvitjen në palestër me programe te dedikuata fitnesi për të rikuperuar futbollistët e për të qenë gati për derbin e së dielës”. Në futboll kjo është normale, une kam gjithë jetën në futboll dhe më pëlqen ky lloj presioni përpara derbit, kjo është gjë e mirë dhe na mban të karikuar, une i uroj suksese trajnerit të Partizanit por shpresoj që ta fitoj këtë sfidë.
Në derbi nuk ka favoritë, derbi është derbi, nuk ka rëndësi renditja në klasifikim, e rëndësishme është të futesh në fushë dhe të japësh më të mirën. Ne duhet të tregojmë kulaitetin tonë dhe kjo është më e rëndësishmja”, përfundoi Klafuriç