Vora sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë dhe drejtuesit nuk i lënë asgjë rastësisë. Menjëheë kanë nisur nga puna, teksa pas Redon Razës që u zyrtarrizua ditën e djeshme, sot është radha e 3 lojtarëve të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.
Vora ka rinovuar kontratën me 3 lojtarë të rëndësishëm të skuadrës, teksa do të jetë pjesë edhe për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për 3 mesfushorët, Jurgen Vrapi, Argel Avdiu dhe Okseold Sefa të cilët kanë rinovuar deri në vitin 2026.
Vlen të theksohet se të mesfushorët kanë dalë nga akademia e Tiranës, ndërsa janë kthyer në një element kyç te skuadra nga Vora.
Nëpërmjet një njoftimi në kanalin e tyre zyrtarë ne Facebook, Vora njofton se ka nënshkruar me mesfushorin Redon Zaza. 25-vjeçari e njeh mirë Kategorinë e Parë pasi ka luajtur me ekipe si Korabi dhe Besa, duke e bërë kështu si një vlerë të shtuar për skuadrën e Vorës.
Klubi i ka uruar mirseardhjen mesfushorit duke i uruar suksese me fanelën e ekipit të Vorës.