I vendosin flakën banesës dhe ikin me vrap/ Shtohen misteret e vrasjes së Mateos, kush e ndihmoi Klodian Çalamanin?

by S.M

Janë publikuar për herë të parë pamjet kur dy persona i afrohen banesës së Klodian Çalamanit në Fier, dhe më pas i vënë flakën. Pamjet janë regjistruar nga një prej kamerave të sigurisë që është vendosur në banesën e familjes Vasiu.

Halla e tij ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” duke shprehur dyshimet, por ajo tha se nuk ka asnjë fakt dhe se policia duhet t’i shkojë deri në fund. Sipas saj pamjet e kamerave të sigurisë së dy personave që i vënë flakën shtëpisë nuk janë marrë nga policia.

“Kishim vënë kamera të enjten në mëngjes për të parë lëvizjet. Klodian Çalamani nuk ka qenë i vetëm në krim. Të hedhësh baltë dhe të akuzosh është shumë e rëndë. Fakte konkrete nuk kemi, është thjesht dyshim. Me këtë gjë të merren organet kompetente.

Ne si njerëz mund të aludojmë dhe të flasim shumë gjëra, ata që janë ekspertë t’i shkojnë kësaj ngjarjeje dhe jo të heshtin. Janë dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën. Policia nuk i ka marrë këto pamje”, tha halla e Mateos.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.