Mario Balotelli po kalon një moment të keq në Zvicër. Qendërsulmuesi i Sionit u sfidua rëndë gjatë ndeshjes së fundit të luajtur në kampionat. Skuadra e tij u mposht nga St. Gallen 4-0 dhe tifozët humbën durimin edhe për shkak të qëndrimit të tij në fushë. Skuadra është në vendin e parafundit në renditje dhe rrezikon të bie nga kategoria.
Gjatë humbjes 0-4 në shtëpi, Mario Balotelli pati një përballje me tifozët e tij. “Djersi fanellën dhe pastaj dil jashtë”, ky është kori i ngritur nga tifozët kundër tij në momentin e zëvendësimit në minutën e 70. Më pas gjesti ekstrem nga tifozët e Sionit që i dogjën njërën prej fanellave.
Super Mario duket se nuk po gjen qetësi dhe karriera e tij po shkon drejt rënies. Tani me Sion aventura mund të shpallet e mbyllur midis shumë uljeve dhe pak ngritjeve. Mosmarrëveshje me shokët e skuadrës, drejtuesit, tifozët dhe shtypin që e sulmon për gjithçka. Për Balotellin është koha për një ndryshim peizazhi me shpresën për të gjetur një klub që do ta rigjenerojë atë.