Flamurtari shkatërron Orikun në derbin e Vlorës, Barry Arevalo protagonist me dopietë! (video)

by KLIKOJE.AL

Flamurtari ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Orikut, në derbin e Vlorës të vlefshëm për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë. Kuqezinjtë kanë dhuruar një paraqitje bindëse, duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës dhe duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të me Berishën, ndërsa në minutën e 40-të ishte Barry Arevalo që dyfishoi shifrat, duke i dhënë Flamurtarit një avantazh të rëndësishëm që në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë vijuan të dominonin dhe gjetën edhe dy gola të tjerë. Keneth Ani realizoi në minutën e 58-të, ndërsa Barry Arevalo vulosi paraqitjen e tij me golin e dytë personal në minutën e 76-të, duke e çuar rezultatin në 4-0.

Oriku arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 87-të me Llojajn, por pa mundur të ndryshonte fatin e takimit.

LEXO ME SHUME:FOTO/ Trajnerin e ri të Partizanit e zbulon… Wikipedia! Ish-trajneri i Ballkanit merr drejtimin e të kuqve

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.