Mislav Karoglan pritet të jetë trajneri i ri i Partizanit të Tiranës! Ish-tekniku i Ballkani-t duket se ka gjetur akordin me klubin e kuq dhe pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët në vijim.Sipas informacioneve, palët kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin, ndërsa tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i tij në krye të stolit të 16-herë kampionëve të Shqipërisë.
Një detaj interesant që ka tërhequr vëmendjen është edhe faqja kryesore e Wikipedia-s, ku afrimi i Karoglanit te Partizani është pasqyruar si zhvillim i ri, duke shtuar edhe më shumë zërat për emërimin e tij. Trajneri kroat vjen te të kuqtë pas eksperiencës me Ballkani-n, skuadër me të cilën drejtoi gjithsej 33 ndeshje. Bilanci i tij në stolin e klubit nga Kosova ishte 16 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje.
Tashmë, Karoglan pritet të nisë një aventurë të re në futbollin shqiptar, këtë herë në krye të Partizanit, me objektivin për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive dhe për ta bërë sërish konkurruese në garën për objektivat sezonalë.
