Egnatia përgatitet për “lamtumirën” me lojtarin, klubi pret ofertën vendimtare

by KLIKOJE.AL

Egnatia vazhdon të lëvizë në merkaton e verës, teksa kampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar një tjetër rikthim në skuadër. Klubi rrogozhinas ka bërë të ditur se portieri Bruno Puja do të jetë sërish pjesë e ekipit, duke u rikthyer pas disa sezonesh larg “Arena Egnatia”. Gardiani shqiptar e njeh mirë ambientin bardhejeshil, pasi ka qenë pjesë e klubit në periudhën 2021-2023, përpara se të transferohej te Bylisi. Me afrimin e Pujës, Egnatia ka tashmë tre portierë në organikë. Mario Dajsinani, Levan Tandilashvili dhe Bruno Puja do të konkurrojnë për një fanellë titullari, duke krijuar një rivalitet interesant në një nga repartet më delikate të skuadrës.

Emri që përfl itet më shumë në merkato është ai i Mario Dajsinanit. Portieri 27-vjeçar zhvilloi një sezon shumë të mirë me fanellën e Egnatias dhe ishte një nga pikat më të forta të skuadrës që fi toi titullin kampion. Paraqitjet e tij kanë tërhequr interes edhe nga klube jashtë Shqipërisë dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj vere të vijë oferta e duhur për kartonin e tij.

Duke qenë në kulmin e karrierës, ky mund të jetë momenti ideal për një transferim jashtë vendit, ndërsa Egnatia do të kishte mundësinë të realizonte një tjetër shitje të rëndësishme. Rrogozhinasit kanë treguar edhe më parë se dinë të bëjnë biznes me portierët e tyre. Vetëm një vit më parë, klubi realizoi një nga transferimet më të rëndësishme të viteve të fundit, duke shitur Alen Sherrin te Cagliari dhe duke arkëtuar një shumë të konsiderueshme. Një skenar i ngjashëm mund të përsëritet edhe me Dajsinanin, nëse interesimi konkretizohet në një ofertë zyrtare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.