120
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme, në një lokal. Sipas burimeve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Mediat bëjnë me dije se në spitalin e Traumës kanë mbërritur 5 persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.