150
Vëllai i autorit të masakrës së Klosit, Besnik Mjeshtri, ka zbardhur detaje tronditëse nga ngjarja e djeshme.
Në një intervistë për “Report TV”, Mjeshtri ka thënë se Kenado Shira, 17-vjeçari, ka qenë gjallë fillimisht, por është qëlluar më pas sërish me armë zjarri nga Fiqiriu, derisa të nxirrte shpirt.
“17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit, ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai… Bërtisnin me të madhe!’- u shpreh Mjeshtri.