Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Receta

Kategoria Receta ka për qëllim të ndaj me ju receta, gatime nga me te ndryshmet. Tradicionale dhe europiane, të ëmbla dhe të kripura. Ne ju japim ide për vaktet tuaja!

  • Krepa me mollë – Receta e veçantë që duhet të provoni patjetër!

    Krepa me mollë – Receta e veçantë që duhet të provoni patjetër!

    Janë nga ushqimet që mund t’i shijoni të ëmbla apo të kripura dhe shijohen nga kushdo.

    Krepat janë lezeti i mëngjesit, por jo vetëm ato shijohen në shtëpi, në rrugë në bare apo restorante gjatë gjithë ditës.

    Në mesin e kombinimeve të pafundëme për krepat aromatikë, sot ju sugjerojmë diçka ndryshe.

    Shumë të shëndetëshme e plot shije, krepat me mollë do të jenë ëmbëlsia juaj e preferuar.

    Përbërësit

    • 3 vezë
    • 2 mollë të ëmbla
    • 250 g miell
    • 500 ml qumësht
    • Pak kripë
    • Pak sheqer
    • Gjalpë i freskët për pjekjen e tyre

    Përgatitja

    Si fillim nisni me përgatitjen e vezëve, mjafton t’i thyeni ato në një tas të madh dhe t’i rrihni duke shtuar ngadalë qumështin.

    Mos ndaloni përzierjen e përbërësve derisa ata të kenë krijuar një masë homogjene.

    Merrni një tas tjetër dhe sitni miellin, kripën dhe sheqerin duke u siguruar që kokrrizat e miellit që mund të jenë ngurtësuar të mos i hidhni tek masa.

    Me lugë filloni dhe t’i shtoni tek tasi i vezëve, duke treguar kujdes që para se të shtoni lugën e radhës, mielli të jetë tretur plotësisht.

    Një metodë e tillë do të shmangë krijimin e kokrrizave të miellit të cilat mbeten dhe pas pjekjes, duke i prishur shijen krepave.

    Vazhdoni kështu derisa të keni mbaruar të gjithë miellin dhe masa të jetë plotësisht kremoze.

    Në këtë moment mbulojeni tasin me një qese kuzhine dhe lëreni që të pushojë përreth 30 minuta në frigorifer.

    Ndërkohë prisni mollët në feta të holla dhe lërini në një enë për t’i përdorur gjatë pjekjes së krepave.

    Pjekja e krepave

    Kur të ketë kaluar koha nxirreni tasin nga frigoriferi dhe ndërkohë keni vendosur një tigan të lyer mirë me gjalpë në zjarr.

    Vetëm kur tigani të jetë nxehur plotësisht hidhni përafërsisht një garuzhde.

    Niseni nga mesi i tiganit e më pas duke e rrotulluar atë, përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen.

    Në mes të brumit shtoni një nga një edhe fetat e mollëve që pretë më parë, në formën e një luleje.

    Lëreni krepin të piqet derisa të thahet brumi plotësisht e të marrë ngjyrë të artë e më pas me anë të një spatula kthejeni brumin nga ana tjetër.

    Krepin apo palaçinkën piqeni përafërsisht deri në  4-5 minuta në njërën anë dhe 2-3 kur e ktheni nga ana tjetër.

    Këtë metodë bëjeni më të gjithë fetët e mollëve dhe brumin e mbetur të krepave tuaj.

    Për çdo krep të ri që do të përgatisni lyejeni tiganin lehtë me pak vaj.

    Në fund spërkatini krepat tuaj të veçantë me pak sheqer pluhur apo kanellë.

  • Tavë me speca dhe fileto pule – Receta e shijshme për një drekë të shpejtë!

    Tavë me speca dhe fileto pule – Receta e shijshme për një drekë të shpejtë!

    Për përgatitjen e tavës me speca dhe fileto pule, do t’ju duhen këto përbërës:

    Përbërësit:

    5 speca
    500 gram fileto pule
    2 vezë
    150 gram proshutë
    70 gram miell
    150 gram djathë i grirë
    50 gram kos

    Hapat e përgatitjes:

    Filloni duke prerë specat dhe pastrojini ato nga lëkurat.
    Prisni fileton pulës në feta të holla.
    Hapni specat dhe vendosini ato në një tavë.
    Në një pjatë tjetër, rrihni vezët, shtoni kripë, pak piper, dhe përziejini.
    Në një pjatë të tretë vendosni miellin.
    Nisni të lyeni fetat e pulës me vezë, pastaj me miell dhe vendosini mbi specat.
    Shtoni proshutën dhe djathin e grirë mbi fetat e pulës.
    Pjesës së mbetur të vezëve shtojini kosin dhe hidheni në tavë.
    Përfundoni me një shtresë të specave dhe vendoseni në furrë për të pjekur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.


    Kjo është një recetë e thjeshtë dhe e shijshme për ta shijuar me familjen!

  • Byreçka shtëpie – Të shijshme dhe të lehta në përgatitje!

    Byreçka shtëpie – Të shijshme dhe të lehta në përgatitje!

    Lagjet e Shqipërisë kanë një gjë të përbashkët: byrektoret.

    Secili prej jush mund të betohet që byrektorja e lagjes së vet është më e mira, por kur vjen puna tek byreçkat, fitorja i shkon amvisave duararta që i gatuajnë byreçkat në shtëpi e me shumë dashuri.

    Byreçkat nuk janë kurrë të mërzitshme. Ato konsumohen në mëngjes ose në vaktet mes mëngjesit dhe drekës.

    Byreçkat janë të larmishme sepse mund të mbushen me perime, kërpudha, gjizë, djathë, mish të grirë, qepë e domate, spinaq apo presh.

    Për mbushjen ju sugjerojmë më poshtë dy receta me mbushje spinaqi dhe qepë me domate.

    Përbërësit për 10 byreçka

    • Gjysmë kg miell të bardhë
    • Gjysmë luge gjelle me kripë
    • Një filxhan çaji ose më shumë për përgatitjen e brumit
    • Dy lugë vaj luledielli

    Mbushja nr 1

    • 1 kilogram spinaq
    • 2 kokrra qepë të njoma
    • 2 kokrra vezë
    • Pak djathë

    Mbushja nr 2

    • 4 kokrra qepë
    • 4 kokrra domate
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja

    Ndizeni furrën në 190 gradë C

    Merrni një tas dhe përzieni miellin dhe kripën.

    Hidheni ujin ngadalë dhe punojeni brumin me duar.

    Sasia e ujit varet nga brumi ndaj mund ta rregulloni masën ndërkohë që punoni brumin.

    Shtoni vajin dhe punojeni sërish me duar.

    Lëreni brumin të vijë për 10-15 minuta duke e mbuluar me një pecetë të pastër.

    Në një tas tjetër përgatisni mbushjen e përzgjedhur duke i përzier të gjithë përbërësit e sugjeruar më lart.

    Pasi të ketë ardhur brumi, bëni kuleçë të vegjël të cilët më pas mund t’i hapni me okllai.

    Secili kulaç mund të ndahet në katër pjesë drejtkëndore të cilat mund t’i prini në shirita të gjatë.

    Shiritat prej brumi mund t’i mbushni një e nga një me nga një lugë gjelle nga mbushja e përzgjedhur dhe t’i mbështillni duke i dhënë formën e trekëndëshit.

    Byreçkat vendosini në një tepsi të cilën më parë e keni lyer me vaj.

    Byreçkat mund t’i lyeni në sipërfaqe me pak gjalpë dhe t’i fusni në furrë.

    Pjekja e tyre zgjat 30 minuta ose derisa të marrin një ngjyrë të artë.

    Byreçkat serviren të ngrohtë dhe duke u shoqëruar me kos.

  • Shishqebap pule – Ja si ti përgatisni vet në shtepi!

    Shishqebap pule – Ja si ti përgatisni vet në shtepi!

    Kjo është një recetë e thjeshtë dhe e shijshme për të përgatitur shishqebap me spec të kuq të ëmbël.

    Përbërësit:

    • Fileto të pules (ose mish të preferuar) të prerë në kubikë
    • Spec të kuq të ëmbël
    • Qepë të mëdha
    • Domate të mëdha, të prerë në kubikë
    • Kripë dhe piper sipas dëshirës
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Filloni duke përgatitur mishin e pules. Prisni filetot e pules në kubikë dhe vendosini ato në një tas.  Në tasin e mishit të pules, shtoni specin e kuq të ëmbël, qepën dhe domatet e prera. Lëreni mishin të marinohet në këtë përzierje për rreth 20-30 minuta, në mënyrë që të marrë shije. 
    Prisni qepën dhe domatet në kubikë.
    Përziejeni të gjithë përbërësit bashkë dhe shtoni kripë, piper dhe vaj ulliri sipas shijes suaj. 
    
    Ngrohni një tiganë të madh ose një grilë dhe mbushni me shishqebapët e përgatitur. Kjo zakonisht merr 10-15 minuta në total, por koha mund të ndryshojë në varësi të temperaturës së tiganës ose grilës tuaj.
    
    Pasi të jenë gatuar, largoni shishqebapët nga zjarri dhe lejoni ato të pushojnë për disa minuta para se të servireni.
    
    Shërbeni shishqebapët me spec të kuq të ëmbël me garniture të preferuara, si pilaf oriz, patate të skuqura, ose sallatë. Mund të shtoni edhe salsë të preferuar për shije shtesë.
    https://www.youtube.com/watch?v=H-iWTJSlHgs

    Tani mund të shijoni shishqebapët tuaj!

  • Hurma të pjekura në furrë! Shije e mrekullueshme!

    Hurma të pjekura në furrë! Shije e mrekullueshme!

    Me mjaltë, me kanellë e të pjekura në furrë, hurmat shndërrohen në një ëmbëlsirë të lehtë, jashtëzakonisht të shijshme.

    Hurmat janë frutat më të dashura të vjeshtës dhe dimrit. Padyshim janë ndër frutat më të preferuara të shqiptarëve.

    Të tërheqin përherë me shijen e tyre, aq asnjëherë s’mund të ndalesh duke ngrënë vetëm një.

    Receta që klikoje.info u sugjeron më poshtë është një mënyrë fantastike për të shijuar hurmat si një ëmbëlsirë të lehtë.

    Por krahas shijes së tyre fantastike, hurmat mbartin vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

    Hurmat janë të pasura me vitamina, minerale si dhe antioksidantë.

    Ato përmbajnë ujë me shumicë (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium.

    Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit, mbrojnë sistemin imunitar, kanë aftësi të përmirësojnë tretjen dhe të luftojnë lodhjen.

    Hurmat janë të jashtëzakonshme edhe kundër stresit, kundër anemisë apo mungesës së oreksit.

    Ju sugjerojmë që për këtë recetë të përzgjidhni hurma të forta dhe jo të bëra shumë në formën e qulltë.

    Si t’i Përgatisni në Shtëpi  

    Përbërësit

    (Sasia e hurmave përzgjidhet në bazë të numrit të personave në familje, në rastin konkret receta është për 4 persona)

    • 4 kokrra të mëdha hurmash
    • 2 lugë kafeje mjaltë
    • Kanellë
    • Një filxhan çaji me ujë të ngrohtë

    Përgatitja  

    Ngrohni si fillim furrën e sobës në 250 gradë.

    Pastrojini mirë hurmat me ujë të bollshëm e më pas thajini me një pecetë të pastër kuzhine.

    Përmes një thike prijini hurmat në feta dhe pastrojini nga farat, nëse kanë.

    Secila nga fetat e hurmës duhet të ketë trashësi 0.5 centimetra. (Nëse dëshironi hurmat mund ti prisni edhe në formë horizontale por sërish me të njëjtën trashësi)

    Fetat e hurmave vendosini me rradhë në tavë, të cilën më parë e keni shtruar me një letër pjekjeje.

    Në një tas të vogël hidhni dy lugët e mjaltit dhe kanellën.

    Përzjejini të dyja bashkë, e më pas hidhni ujin e ngrohtë.

    Përzjeni masën derisa të njëtrajtësohet dhe hidhjani sipër hurmave në tavë. Kujdesuni të ruani pak nga shurupi për t’ua hedhur hurmave në fund.

    Mbulojeni tavën me hurma me një letër pjekjeje dhe piqini derisa hurmat të zbuten përreth 40 minuta.

    10 minutat e fundit para se t’i hiqni nga furra, hiqeni letrën e pjekjes, hidhuni shurupin e lënë mënjanë dhe lërini të piqen edhe për pak derisa hurmat të marrin ngjyrën e pjekjes.

    Kjo ëmbëlsirë mund shërbehet e ngrohtë, por edhe ftohtë.

  • Biskota me xhenxhefil – Aromë dhe shije perfekte!

    Biskota me xhenxhefil – Aromë dhe shije perfekte!

    Biskotat shkojnë me çdo gje, qumësht, çaj, kafe, lëng frutash e çdo gjë tjetër që mund t’ju vijë ndër mend.

    Të shijshme në mëngjes, pasdite apo mbrëmje e të dashura për të gjithë familjen

    Për këtë arsye, në mënyrë që të pasuroni me ëmbëlsi çastet e ditës tuaj ne ju këshillojmë që të provoni biskotat me xhinxher.

    Përvëçse të shijshme, ato kanë edhe një prekje edhe më të veçantë të pikantes që xhinxheri ofron.

    Provojini për më shumë shije dhe aromë në të gjithë shtëpinë.

    Përbërësit për 18 biskota

    • 50 gr sheqer kaf
    • 50 gr xhinxher i freskët
    • 125 gr gjalpë
    • 65 gr sheqer
    • 1 e verdhë veze
    • 360 gr miell
    • Lëkurë limoni e grirë

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete filloni me pastrimin dhe qërimin e xhinxherit të freskët.

    Më pas priteni atë në copëza të vogla dhe hidheni në një mikser bashkë me sheqerin kaq dhe vetëm 50 gr miell.

    Përziejini të gjithë këta përbërës me shpejtësi derisa të formohet një masë e shkrifët e njëtrajtëshme dhe hidheni të gjithën në një enë të thellë.

    Shtoni tek ena gjalpin e prerë në kubikë e në temperaturë ambienti, bashkë pak lëkurën të grirë  limoni dhe sheqerin.

    Përzieni çdo gjë me anë të një luge ose sptule derisa të formoni një masë homogjene në formën e brumit.

    Më pas hidhni aty të verdhën e vezës, dhe miellin  e mbetur për ta punuar më pas të gjithë masën me duar.

    Formoni miellin e zakonshëm, të mbledhur e pa kokrriza.

    Vendoseni në një tavolinë pune të spërkatur me pak miell dhe jepini formë rrethore me duar.

    Mbështilleni me një qese kuzhine, futeni në frigorifer për 1 orë e më pas vendoseni sërish në tavlinën e punës për ta hapur me një petës.

    Hapni një petë mestare me 2-3 cm trashësi dhe jepini forma rrethore biskotave tuaja ose sipas dëshirës tuaj.

    Vendosini sërish në frigorifer për 10-15 minuta në mënyrë që të ruajnë formën gjatë pjekjes e më pas vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe futini në furrë.

    Lërini ato të piqen në furrë të papangrohur për 25-30 minuta në temperaturën 180 gradë.

    Kur të kenë marrë gnjyrë të artë janë gati për tu shijuar.

  • Pispili me miell misri dhe presh – Mënyra më e thjeshtë e gatimit! (VIDEO)

    Pispili me miell misri dhe presh – Mënyra më e thjeshtë e gatimit! (VIDEO)

    Receta për ditën e sotme është Pispili.

    Kjo është një recetë e thjeshtë për të përgatitur një gatim tradicional dhe të shijshëm.

    Përbërësit:

    1 kg presh

    500 kg miell misri

    100 gr kos

    2 vezë

    1 gotë miell gruri

    kripë

    vaj

    Përgatitja:

    Si fillim preshin e presim në copa të vogla.

    Në një tenxhere, skuqni preshin me pak vaj për 15-20 minuta, derisa të jetë zier.

    Shtoni kripën dhe kosin në tenxhere dhe trazojini për të bërë një masë homogjene.

    Shtoni vezët e përziera në tenxhere dhe përzieni më tej.

    Shtoni miellin e grurit dhe më pas vazhdoni të trazojeni derisa të përziehet në një masë të njëtrajtshme.

    Për të përgatitur brumin nga mielli i misrit:

    Në një tas, shtoni miellin e misrit dhe pak kripë.

    Shtoni ujë të ngrohtë gradualisht dhe përziejini derisa të arrini një masë homogjene.

    Pasi keni përgatitur të dy masat, vazhdoni me hapat e mëtejshëm:

    Lyeni një tepsi me vaj.

    Hidhni masën e brumit nga mielli i misrit në tepsi dhe përhapeni atë në të gjithë sipërfaqen.

    Më pas, shtoni masën e përgatitur të preshit mbi brumin nga mielli i misrit.

    Lyeni sipërfaqen e sipërme me pak vaj dhe hidhni një sasi të vogël të mjellit të misrit.

    Fusni tepsinë në furrë të ngrohtë në 250 gradë Celsius dhe gatuani për 40-50 minuta, ose derisa të marrë një ngjyrë të kuqe të bukur dhe të jetë e pjekur në brendësi.

    Pas gatimit, lëreni të ftohet për pak para se të shërbehet.

    Ju bëftë mirë!

  • Patate të mbushura në furrë – Receta më e veçantë dhe plot shije!

    Patate të mbushura në furrë – Receta më e veçantë dhe plot shije!

    Perimja që gjen vend kudo në kuzhinë dhe konsumohet nga të gjithë, patatja.

    Patatet mund t’i gjeni të skuqura, të pjekura, të ziera, në gjellë apo sallatë.

    Nuk ka rëndësi mënyra e gatimit, shija e tyre mbetet gjithnjë e thjeshtë dhe e mrekullueshme.

    Dukë qënë ndër perimet që përdoret kudo, ne ju tregojmë një mënyrë të re përgatitje të tyre.

    Në mënyrë që t’i shijoni çdo herë ndryshe dhe plot shije.

    Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre farë lehtë.

    Përbërësit

    • 4 patate mesatare
    • 1 vezë
    • 4-5 domate të vogla
    • 1 lugë gjelle djathë kaçkavall i girë
    • 2 lugë gjelle djathë i bardhë
    • kripë
    • piper i zi
    • vaj ulliri
    • majdanoz

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, filloni duke zier patatet në një tenxhere me uje për 10-15 minuta.

    Ziejini ato bashkë me lëkurën e më pas kullojini dhe lërini të ftohen në një pjatë.

    Bëni kujdes të mos i zieni shumë patatet, pasi do të piqni më vonë edhe në furrë.

    Kur të jenë të ftohta, prisni disa cm pjesën sipër të tyre përsëgjati dhe me anë të një luge, hiqni me kujdes tulin e brendëshëm.

    Pastrojini tërësisht patatet nga pjesa e brendëshme duke i lënë ato bosh, por me anët dhe bazamentin të trrashë.

    Hidhni tulin në një enë të thellë, bashkë me vezën, djathin e bardhë, atë kaçkavall, kripë dhe piper të zi.

    Përziejini të gjithë këta përbërës mirë në enë, dërisa të formohet një masë kompakte e trrashë.

    Mbushini patatet që latë mënjanë më parë, me përzierjen e tulit që përgatitët më lart duke e ngjeshur mirë.

    Ndërkohë zgjidhni një tavë mesatare, spërkateni me vaj ulliri dhe shtoni domatet e vogla apo ato që ju dëshironi.

    Vendosni aty dhe patatet me kujdes, duke i spërkatur me pak vaj dhe futini në furrë të ngrohtë.

    Piqini në temperaturën 180 gradë C për 20-25 minuta.

    Nxirrini nga furra, lërini të ftohen për 2-3 minuta dhe shtoni pak majdanoz sipër sipas dëshirës.

    Më pas mund ti shërbeni nëpër pjata për ti shijuar.

  • Lakër e pjekur me vaj ulliri dhe lëng limoni – Shije e përsosur që nuk duhet humbur!

    Lakër e pjekur me vaj ulliri dhe lëng limoni – Shije e përsosur që nuk duhet humbur!

    Një recetë fantastike në shije, e lehtë në përgatitje e mbi të gjitha krejt e shëndetshme, e pasur në vlera ushqyese.

    Është një gatim ideal për të shoqëruar vaktet e drekës apo darkës, i lehtë por i plotë në shije.

    Përgatitja e Lakrës së Pjekur

    Përbërësit

    • Gjysmë lakre mesatare e ndarë në katër pjesë ose feta
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 2-3 thelpinj hudhër të shtypur
    • Pak piper i kuq djegës
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Një kokërr limoni
    • Një filxhan çaji me ujë

    Përgatitja

    Si fillim parangrohni furrën në temperaturë maksimale.

    Lakrën prijeni në feta të mëdha rrethore në katër pjesë.

    Lyejeni secilën prej pjesëve të lakrës së bardhë me vaj ulliri nga të dyja anët.

    Spërkatini me kripë, hudhrat e shtypura, piper dhe pak spec djegës.

    Vendosini në një tavë, ku më parë keni shtruar letër pjekjeje.

    Spërkatini me lëng limoni sipër duke u kujdesur që të hiqni farat e tij, kjo pasi mund të hidhërojë shijen e lakrës.

    Shtojini ujin dhe futini në furrë, në pjesën e poshtme të saj dhe lërini të piqen përreth 15 minuta, kthejini pjesët e lakrës nga ana tjetër dhe lërini të piqen derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrën e artë të pjekjes.

    Vlerat e Lakrës së Bardhë

    Lakra e bardhë është e pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik.

    Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike.

    Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.

    Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar, shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve, lëkurës, mëlçisë, nervave, syve e shumë të tjera.

    Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.

    Sipas të dhënave, lakra përmban më shumë vitaminë C se portokallet, një karakteristikë që e bën lakrën të domosdoshme kundër shumë sëmundjesh.

    Lakra është një nga 10 ushqimet më të pasura me vitaminë K, e cila është thelbësore kundër sëmundjeve të zemrës dhe kockave.

  • Bonbone me supervlera – Receta vetëm me tre përbërës!

    Bonbone me supervlera – Receta vetëm me tre përbërës!

    Nuk ka njeri që të mos pëlqejë ëmbëlsirat. Me fruta, çokollatë, krem apo sherbet, ato janë të parezistueshme! Por ajo çka shoqëron nepsin për këto receta, janë edhe pasojat që kanë në organizëm. Sigurisht nëse konsumohen në sasi të vogla dhe rrallë, ‘dëmi’ është më i vogël, por çfarë të bëni kur nepsi është i përballueshëm?

    Klikoje.al ju jep një zgjidhje përmes recetës së bonboneve të ëmbla, por të shëndetshme. Këto toptha të vegjël përgatiten në vetëm 15 minuta dhe ju ofrojnë një shije vërtetë unike. Të ëmbëlsuara me hurma arabie, plot vitamina e minerale si kalciumi apo hekuri, dhe plot fibra dhe proteina, këto bonbone janë perfekte për këdo.

    Ndiqni më poshtë hapat e recetës dhe provojini edhe ju!

    Përbërësit

    • 70g bajame
    • 175g hurma arabie
    • 1.5 lugë gjelle me kakao
    • 5 lugë gjelle me fara amaranthi

    Përgatitja

    Fillimisht thërrmoni bajamet me një mikser derisa të krijoni një pluhur të imët pothuaj si miell.

    Ndërkohë hurmat e arabisë vendosini në një tas me ujë dhe lërini për të paktën 5 minuta.

    Kështu do të zbuten dhe do të kenë pak lagështirë për të ndihmuar me bononet.

    Kur të ketë kaluar koha e nevojitur, hiqni bërthamat dhe vendosini ato përsëri në mikser për t’i punuar derisa të formojnë një pastë të plotë.

    Kalojeni pastën me hurmat e arabisë në një tas të madh dhe aty shtoni bajamet.

    Punojini me një lugë derisa të shihni që masa është e njëtrajtshme.

    Tani në një tigan hidhni farat e amaranthit dhe vendosini në zjarr.

    Lëvizeni tiganin herë pas here kështu nuk do të digjen farat.

    Kur të shihni që të nisin të kërcasin porsi kokoshkat ato do të jenë gati.

    Pasi t’i keni gati farat e amaranthit bashkojini me kakaon.

    Përziejeni përsëri masën që përbërësit të lidhen sa më mirë për një rezultat perfekt.

    Tani që brumin e bonboneve e përgatitët ju mbetet vetëm t’u jepni atyre formë.

    Mjafton të merrni pak nga brumi dhe me duar t’i rrotulloni për të krijuar topthat e vegjël.

    Me t’i formuar vendosini bonbonet në një pjatë dhe futini për të paktën 20-30 minuta në frigorifer.

    Mund t’i shijoni në çdo moment të ditës për t’u ëmbëlsuar me diçka vërtetë të shëndetshme.

    Madje këto bonbone janë perfekte edhe për personat që duan të ruajnë peshën e tyre por dhe që kanë nevojë për energji.