Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Kuriozitete

Kategoria Kuriozitete ka për qëllim të sjelli tek lexuesit e portalit klikoje.info kuriozitete nga më të ndryshmet dhe më të pabesueshmet që ndodhin çdo ditë.

  • Jeni kjo shenjë Horoskopi?! Atëherë fati do t’ju përcjellë në çdo hap!

    Jeni kjo shenjë Horoskopi?! Atëherë fati do t’ju përcjellë në çdo hap!

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

    Nuk është më sekret se ju jeni optimist i përjetshëm dhe jeta shpesh ju shkon ashtu siç ju e doni. Nëse e keni menduar ndonjëhere se pse ju keni tendencën për të lënë pas çdo ditë të keqe, e gjitha kjo ka të bëjë me perceptimin tuaj. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

    Edhe pse ju keni tendencën të shikoni gjërat negative në jetë, Akrep e vërteta është që ju jeni me të vërtetë njeri me fat. Edhe në rastet kur ju bëni thjesht një përpjekje të vogël në gjërat që doni, ju i arrini ato. Edhe kur keni nevojë për ndryshim, jeta ua mundëson këtë.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Urime! Ju jeni një nga shenjat më me fat në të gjithë zodiakun. Kjo nuk do të thotë se nuk do të hasni asnjëherë sfida, por nënkupton që gjithmonë do të gjeni një zgjidhje për to.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

    Edhe pse shenja juaj është përcaktuar si një lider në zodiak, duke ju bërë të parët që përballen me pengesat dhe vështirësë, të cilat i mbani larg të tjerëve, ju gjithmonë do t’i kaloni me shumë lehtësi ato. Për sa kohë që ju përfshiheni shumë mendërisht dhe emocionalisht në çdo gjë që bëni, atëherë ju do keni mjaftueshëm fat për ta çuar atë në vijën e finishit.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

    Njëherë e një kohë, planeti i fatit, Jupiteri, ishte i pari në shenjën tuaj. Edhe pse Neptuni, planeti i frymëzimit dhe aftësisë psikike është sundimtari aktual i Peshqve, Jupiteri ka ende ndikim mbi ju. Kjo do të thotë se ju nuk jeni vetëm me fat, por keni edhe dy planete udhëzuese në jetën tuaj.

  • Ja pse femrat flasin më shumë!

    Ja pse femrat flasin më shumë!

    Sepse, pjesët e trurit të ngarkuara për të folur janë më të zhvilluara së paku për 20 për qind më shumë tek femrat se te meshkujt.

    Për këtë arsye llafazania ‘femërore’ është thjesht çështje e anatomisë.

    Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat.

    Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin “Truri femëror”, pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal.

    Progesteroni dhe testosteroni janë elementët bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme.

    Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar femrës.

    Këtë e di mirë ish-rektori i Harwardit, Lawrence Summers, i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses.

  • Nuk ka ngelur njeri pa e provuar! Ky është trajtimi 15-minutësh me kos që jep efekt menjëherë

    Nuk ka ngelur njeri pa e provuar! Ky është trajtimi 15-minutësh me kos që jep efekt menjëherë

    Kosi nuk është vetëm një produkt i shijshëm dhe plot me vlera për t’u konsumuar kurdoherë.

    Janë pikërisht këto vlera të cilat përmirësojnë shëndetin e lëkurës nëse e përdorni si një maskë.

    Pa nevojë për t’i shtuar asnjë përbërës tjetër, kosi kthehet në maskën më ekonomike por me përfitime të mrekullueshme.

    Mineralet dhe vitaminat që gjenden tek kosi

    Ka një arsye përse kosi i jep lëkurës së fytyrës një rigjallërim dhe shkëlqim të menjëhershëm.

    Sipas të dhënave janë pikërisht këta katër përbërës, të cilët ndikojnë në shëndetin e lëkurës.

    Zinku, i njohur për vlerat e tij anti-inflamatore, nxit rigjenerimin e qelizave të lëkurës si dhe balancon gjëndrat yndyrore që shkaktojnë krijimin e akneve.

    Të gjithë e dimë që kosi përmban kalcium, ky mineral është përgjegjës për hidratimin dhe parandalimin e përtharjes së lëkurës.

    Vitaminat B nga ana tjetër, bëjnë të mundur mbrojtjen e qelizave të lëkurës nga radikalët e lirë, si dhe nxisin prodhimin e yndyrnave të shëndetshme.

    Acidi laktik është një nga përbërësit kryesor të kosit, dhe gjendet në shumicën e produkteve të lëkurës.

    Ai funksionon si një agjent kundër rrudhave dhe plakjes së lëkurës.

    Por veprimi kryesor i këtij acidi është parandalimi i prodhimit të enzimës tirosinazë, e cila nxit prodhimin e melaninës.

    Kështu lëkura juaj do të jetë më e bardhë dhe e pastër.

    Si të përdorni kosin për lëkurën

    Mjafton që në një filxhan kafeje të hidhni 2-3 lugë çaji me kos dhe të përzieni derisa të formohet një masë e plotë.

    Më pas vendoseni në fytyrë duke treguar kujdes që të mbuloni të gjitha zonat problematike, si dhe qafën.

    Ju këshillojmë që ndërkohë që lyeni fytyrën dhe ta masazhoni atë me lëvizje rrethore, për të nxitur dhe qarkullimin e gjakut.

    Kosi do të fillojë të ngurtësohet pas 5 minutash, duke krijuar një maskë të mirëfilltë.

    Lëreni përreth 15 minuta dhe më pas mjafton të njomni pak duart me ujë dhe përsëri ta fërkoni fytyrën derisa shtresa e kosit të thërrmohet.

    Kështu ju largoni qelizat e vdekura dhe papastërtitë që janë akumuluar në poret e lëkurës gjatë ditës.

    Kosi përmban baktere të cilat luftojnë që të gjitha papastërtitë e mbledhura në lëkurë nga kontakti i saj me faktorët e jashtëm.

    Por gjithashtu ju do të parandaloni krijimin e akneve si rezultat i infektimit të poreve nga papastërtitë.

    Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të bollshëm dhe fshiheni lehtë me peshqir.

    Nëse keni fytyrë të ndjeshme, thjesht shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

    Sa shpesh duhet ta përdorni kosin për lëkurën e fytyrës

    Për personat me lëkurë të yndyrshme është e këshillueshme që të përdoret çdo ditë për të patur rezultat.

    Ndërsa ata që kanë lëkurë të thatë, mund ta përdorin dy apo tri herë në javë.

  • 4 shenjat pasionante të zodiakut që ua bëjnë jetën ëndërr partnerëve!

    4 shenjat pasionante të zodiakut që ua bëjnë jetën ëndërr partnerëve!

    Nëse jeni një prej atyre njerëzve që e kanë nisur ditën duke dëgjuar detajet më romantike të një nate më parë të fqinjes, koleges ose qoftë të panjohurës që kishit pranë në autobuz, nuk mund të mos mendoni si është e mundur që juve nuk u ndodhi asgjë nga këto. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se partneri nuk ju do thjesht nuk bën pjesë në shenjat romantike të zodiakut. Krejt e kundërta për shenjat e mëposhtme që janë kryekëput detajiste, të ndjeshme dhe sigurisht romantike të lindura:

    1.Peshqit

    Të lindurit nën shenjën e Peshqve janë shumë të ndjeshëm, ëndërrimtarë të pabindur që nuk duan të rriten kurrë dhe romantikë të lindur. U pëlqen të surprizojnë partnerin,partneren në çdo moment pasi për ta çdo ditë është një mundësi e mirë për të dhuruar e marrë dashuri.

    2.Gaforrja 

    Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Gaforrja është shenjë uji. Në përgjithësi këto shenja janë të lidhura me emocionet dhe shquhen për ndjeshëmrinë e tyre karakteristike krahasuar me shenjat e tjera. Nuk i pëlqen të fshehë ndjenjat, përkundrazi shfrytëzon çdo moment për t’u shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj njerëzve të dashur.

    3.Luani

    I treti në radhë, por jo nga rëndësi, Luani është po ashtu një nga shenjat më romantike të zodiakut. Lidhja me një Luan nuk është kurrë e mërzitshme dhe monotone, përkundrazi është krejt e kundërta. I pëlqen të dhurojë shumë dashuri, emocione, mirëbesim, si dhe nuk kursehet aspak tek dhuratat.

    4.Virgjëresha

    Natyra kontrolluese e thuajse perfeksioniste mund t’ju bëjë të mendoni se ç’dreqin bën ajo në këtë rënditje. Në të vërtetë përtej këtij imazhi fshihet një person i butë, i ndjeshëm dhe i etur për dashuri. I pëlqejnë përkëdheljet, puthjet dhe emocionet që sjellin ato.

  • Frut Apo Perime? Ja çfarë është kungulli në të vërtetë

    Frut Apo Perime? Ja çfarë është kungulli në të vërtetë

    Kungulli vjen nga një familje bimësh që përmban lloje të ndryshme kungujsh.

    Shpesh ata klasifikohen në dy grupe kryesore: kunguj dimëror dhe verorë.

    Shumica e llojeve të kungujve janë me ngjyra të ndezura njëlloj si frutat, por kanë shije të ngjashme me perimet.

    Në këtë artikull ju njohim me faktin nëse kungulli është një frut apo një perime.

    Shkencërisht kungulli është një frut!

    Frutat përmbajnë fara dhe zhvillohen nga lulet e një bime. Nga ana tjetër, perimet janë rrënjët, kërcelli ose gjethet e një bime.

    Meqenëse kungulli përmban fara dhe zhvillohet nga pjesa e bimës që prodhon lule, ai nga ana shkencore është një frut.

    Megjithatë jo të gjithë pajtohen me këtë përkufizim!

    Kungulli nuk është e vetmja bimë që ngatërrohet për një perime.

    Fruta të tjera të quajtura shpesh perime janë domatet, patëllxhanët, avokadot dhe kastravecat!

    Shumica e njerëzve e mendojnë kungullin si një perime sepse zakonisht ai përgatitet si i tillë.

    Kungulli ka kryesisht një aromë prej dheu dhe zakonisht nuk hahet i pagatuar siç hahen frutat, megjithatë kungull i njomë dhe kungulli i verdhë i verës mund të hahen edhe të pagatuar.

    Si ta shtoni atë në dietën tuaj?

    Kungulli mund të konsumohet në shumë mënyra.

    E gjithë bima e kungujve është e ngrënshme, duke përfshirë mishin, lëkurën, gjethet, lulet dhe farat.

    Ju mund të gjeni kunguj gjatë gjithë vitit nëpër ushqimore dhe tregjet e fermerëve.

    Kungujt e dimrit, janë të bollshëm nga fillimi i vjeshtës deri në fund të pranverës.

    Ata kanë lëkurë të gjelbër, të verdhë ose portokalli dhe tul me ngjyrë të ndezur në nuanca të ndryshme të së verdhës dhe portokallisë.

    Kungujt e verës, gjenden zakonisht nga qershori deri në shtator. Këto varietete kanë lëkurë të verdhë ose jeshile dhe tul të bardhë.

    Kungujt e dimrit shpesh piqen ose zihen në avull.

    Ju gjithashtu mund të shtoni kungull dimëror të zier në sallatë ose supë dhe farat e tyre t’i piqni me vaj dhe kripë për një vakt të shpejtë.

    Ndërsa kungujt e verës zakonisht shoqërohen me ushqime të pjekura në skarë ose t’i skuqni vetë ato me pak vaj ulliri dhe hudhër.

    Kungujt e dimrit janë zakonisht të pasur me fibra, vitaminë A dhe kalium, ndërsa kungujt e verës janë të pasur me vitamina B dhe vitaminë C.

    Të gjitha llojet e kungujve janë shumë ushqyes dhe mund të jenë një shtesë e shëndetshme në regjimin tuaj ushqimor.

    Për të përfunduar, të gjitha llojet e kungujve janë fruta, pasi ato përmbajnë fara dhe zhvillohen nga pjesa që prodhon lule tek një bimë.

  • Irisi – Lulja mahnitëse që Ilirët i dhuruan botës!

    Irisi – Lulja mahnitëse që Ilirët i dhuruan botës!

    Të gjithë e njohin si Irisi i Ilirisë – Iris Illyrica, një lule e familjes botanike Iridaceae me vendlindje në tokat historike të Ilirisë së lashtë.

    Irisi Ilir është një nga dëshmitë më të bukura të kësaj zone të famshme ballkanase që mbulon Shqipërinë, Kroacinë, Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe disa zona të Serbisë.

    Irisi Ilir edhe sot e kësaj dite rritet në gjendje të egër dhe natyrale në të njëjtat pllaja si edhe mijëra vite më parë dhe provon trashëgiminë e famshme të të parëve të shqiptarëve.

    Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhimbjet e kokës.

    Bima e Irisit Ilir besohej gjithashtu të kishte aftësi të nxiste abortin. Pjesë të kësaj bime janë përdorur në lashtësi kundër djersës dhe në përgatitjen e parfumeve.

    Bima rritet deri në 40 centimetra lartësi. Lulëzon nga Maji në Qershor dhe ka nevojë për dritën e diellit. Kërkon një tokë me lagështi mesatare, pjellore dhe të kulluar mirë.

    Kjo bimë prodhon fara shumë rrallë. Zakonisht prodhon dhjetë fara që piqen në vjeshtë.

    Bima e egër Ilire besohet të ketë qenë pikënisja e shumë varieteteve të kultivuara të Irisit që sot zbukurojnë kopshtet dhe hapësirat tona në verë dhe pranverë.

    Historianë të lashtë shpjegonin që Irisi më i mirë vjen nga Iliria e lashtë.

    Në Mesjetë, kultivuesit e kësaj bime kaluan përtej Adriatikut e rritën atë edhe në Itali.

    Zona e Firences së lashtë kishte Irisin si simbol të saj- në mburojat e tyre ushtarët mbanin një Lili të bardhë ose Iris – gjë që tregon se qyteti ishte i famshëm për rritjen e këtyre luleve të ardhura nga brigjet e përtej Adriatikut.

    Bima në fjalë mban emrin e perëndeshës së ylberit “Irisit” dhe si rrjedhojë lulja ka një bukuri dhe ngjyra të pashoqe.

    Në lashtësi, Irisi ishte një simbol i fuqisë dhe madhështisë. Tre petalet e Irisit ishin simbole të besimit, zgjuarsisë dhe trimërisë.

    Kultivimi i kësaj lule ka rezultuar në zbulimin e disa varieteteve të Irisit me reputacion të lartë për vlerat medicinale. Rrënjët e thata të Irisit përmbajnë një vaj esencial me aromë vjollce.

    Ato përdoren në parfume, pastë dhëmbësh dhe produkte të tjera kozmetike si dhe në krijimin e një potpurie erëzash me aromë të shumëfishtë.

    Rrënja e thatë e Irisit ka veti anti-inflamatore dhe si rrjedhojë përdoret për të shëruar problemet me fytin dhe dhimbjet e kokës nga sinoziti.

    Metodat e përgatitjes dhe doza e caktuar

    Rrënja e thatë e Irisit përdoret për të ruajtur aromën në pudra dhe produkte kozmetike të bëra në shtëpi.

    Historikisht, njerëzit e kanë konsumuar rrënjën e thatë të Irisit në formë pluhuri ose si infusion nëpër tretësira. Por në kohët moderne, përdorimi i rrënjës së thatë të Irisit është tërësisht kozmetik.

    Vaji i Irisit përdoret duke përdorur pluhurin e rrënjës së thatë të Irisit në avull.

    Ky vaj ka një aromë intensive dhe shumë delikate të vjollcës së freskët dhe kushton shumë shtrenjtë.

    Përdoret për përgatitjen e aromave më luksoze, por edhe parfumeve me bazë vjollce.

    Ekstraktet e Irisit kanë aftësinë të forcojnë aromën e elementëve të tjerë që përdoren në krijimin e një parfumi.

  • Nuk e dinë ç’është kanceri, nuk sëmuren kurrë dhe jetojnë 100 vite! Ja sekreti i tyre

    Nuk e dinë ç’është kanceri, nuk sëmuren kurrë dhe jetojnë 100 vite! Ja sekreti i tyre

    Njerëzit Hunza janë një popullsi e vogël, që ndodhet në pjesën veriore të Pakistanit dhe besojnë se janë njerëzit më të shëndetshëm, më të lumtur dhe më të gjallë në botë.

    Ata janë të vetmit që nuk e njohin kancerin si sëmundje. Sipas gazetës AMA, Dr. Robert McCarrison pohon se asnjë prej tyre nuk ka vuajtur nga kanceri. Sekreti mendohet të jenë farat e frutit të kajsisë.

    Farat e frutit të kajsisë kanë një agjent të fuqishëm anti-kancer ose vitaminë B-17. Për më tepër, kjo popullsi duket shumë më e re në moshë sesa janë në të vërtetë, për shkak të dietës së tyre të shëndetshme dhe mënyrës së jetesës.

    Besohet se shumë nga këta njerëz kanë një jetëgjatësi prej 100 vitesh. Këto besime mund të konfirmohen nga një tregim i vitit 1984, i cili tregon për ardhjen e një njeriu Hunza, Said Abdul Mbundu, në Londër. Zyrtarët e aeroportit u habitën kur shqyrtuan dokumentat e tij dhe zbuluan se ky njeri në të vërtetë kishte lindur në 1832.

  • Ja pse je me fat nëse ke një Shigjetar në jetën tënde!

    Ja pse je me fat nëse ke një Shigjetar në jetën tënde!

    Ke një mik, familjar, të afërm, partner – shigjetar? Atëherë je me fat! Dhe jua themi ne pse!

    Shigjetari është shenja që përfaqëson lirinë prandaj nuk do të gjesh kurrë një Shigjetar mendjengushtë, të mbyllur në vetvete apo në ndonjë zyrë (për një kohë të gjatë). Ata e duan lirinë më shumë se çdokush tjetër e për këtë arsye do të vlersojnë edhe lirinë tuaj. Shigjetarët i gjenden pranë çdo njeriu që ka nevojë për to dhe duke pasur një logjikë të ftohtë, do t’iu japin këshillën më të mirë. E kur vjen puna te këshillat e mendimet, nga një Shigjetar do të dëgjoni vetëm të vërtetën, qoftë kjo e dhimbshme. Shigjetarët nuk dinë të bëjnë lajka apo t’iu bëjnë qejfin për sy e faqe. Ata janë të drejtpërdrejtë!

    Nëse keni pranë vetes një Shigjetar, përgatituni të mësoni vende të reja ku nuk keni shkuar më parë, përgatituni të njihni njerëz të rinj dhe përgatituni për aventurë sepse kur vjen puna te kjo e fundit, ata janë gjithmonë gati, sidomos për ndonjë udhëtim të papritur të minutës së fundit.

  • Nëse nuk e gjeni dot se çfarë shkruhet në foto për 40 sekonda atëherë ju keni shikim të dobët

    Nëse nuk e gjeni dot se çfarë shkruhet në foto për 40 sekonda atëherë ju keni shikim të dobët

    Enigmat me imazhe të fshehta janë një mjet i mrekullueshëm për të kontrolluar aftësitë tuaja vëzhguese.

    Ato kanë shkronja, fotografi ose numra të fshehura në një sfond me pamje të ngjashme dhe sytë apo truri juaj duhet të ndajë njërën nga tjetra. 

    Nëse keni sy të mprehtë dhe aftësi vëzhguese të forta ju do arrini të gjeni lehtësisht se çfarë shkruhet në foton e mësipërme.

    Nëse nuk arrini ta gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë:

  • Test psikologjik – Zgjidhni mollën që ju pëlqen më shumë dhe zbuloni detaje të personalitetit tuaj

    Test psikologjik – Zgjidhni mollën që ju pëlqen më shumë dhe zbuloni detaje të personalitetit tuaj

    Ky test personaliteti do të zbulojë pak më shumë për ju. Thjesht zgjidhni një mollë dhe zbuloni se çfarë fshihet në nënndërgjegjen tuaj.

    Nëse keni zgjedhur:

    Nr.1

    Jeni një person i ndershëm që gjithmonë thotë atë që mendon. Sipas mendimit tuaj, ndershmëria është gjëja më e rëndësishme në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të fortë me të tjerët, kështu që nuk dëshironi të pretendoni se jeni diçka që nuk jeni. Nëse dëshironi të jeni të lumtur, ju këshillojmë të mos shqetësoheni shumë për gjëra që nuk ia vlen të shqetësoheni.

    Nr.2

    Jeni një person i thjeshtë nga natyra, plot energji. Nuk ju pëlqen jeta monotone, ndaj përpiquni të shfrytëzoni çdo mundësi që ju del përpara dhe mundohuni të filloni një aventurë. Ndonjëherë dini të thyeni rregullat e pashkruara shoqërore, por kjo ndodh vetëm sepse dëshironi të eksperimentoni.

    Nr.3

    Edhe pse ka raste kur nuk besoni në aftësitë tuaja, njerëzit ju thonë të kundërtën, sepse ju shohin si një person shumë interesant. Ju rrezatoni optimizëm dhe karizëm, ndaj jeni gjithmonë të rrethuar nga njerëz. Ndonjëherë mund të duket e çuditshme, por energjia juaj pozitive është ajo që vepron si një “magnet” për të tjerët.

    Nr.4

    Jeni një person racional dhe që udhëhiqet nga parimet. Veprimet dhe emocionet tuaja janë përgjithësisht të balancuara, por shpesh jeni të turpshëm dhe të rezervuar para të tjerëve. Ju duhet kohë për t’u treguar njerëzve se kush jeni në të vërtetë. Jeni një person i besueshëm dhe njerëzit përreth jush janë të vetëdijshëm për këtë gjë.

    Nr.5

    Jetojeni jetën në maksimum. Nuk keni nevojë për aventura të mëdha, sepse jeni të vetëdijshëm se çdo ditë është e mbushur me mundësi për të përjetuar gjëra të reja dhe kujtime të paharrueshme. Jeni kurioz dhe vazhdimisht eksploroni botën përmes shqisave tuaja. Për ju, edhe rutina më e thjeshtë është e mbushur me të qeshura dhe argëtim.

    Nr.6

    Jeni një person i guximshëm dhe inteligjent. Dini si t’i përballoni problemet e jetës, sepse keni ide të panumërta se si t’i zgjidhni ato, gjë që vërteton faktin se jeni edhe krijues. Jeni të komunikueshëm dhe flisni me njerëzit pa problem. Tipari më i mirë i karakterit tuaj është inteligjenca, sepse dini si ta përdorni atë, veçanërisht në kontakt me të tjerët.

    Burimi: Panorama