Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Kuriozitete

Kategoria Kuriozitete ka për qëllim të sjelli tek lexuesit e portalit klikoje.info kuriozitete nga më të ndryshmet dhe më të pabesueshmet që ndodhin çdo ditë.

  • KUJDES! Shmangni këto dy gabime kritike kur blini bileta për udhëtime me aeroplan

    KUJDES! Shmangni këto dy gabime kritike kur blini bileta për udhëtime me aeroplan

    Herën tjetër kur të jeni në një aeroplan, mendoni se sa para keni shpenzuar për biletën tuaj – dhe pastaj imagjinoni sa ka paguar personi pranë jush.

    Çmimet mund të jenë shumë të ndryshme. Kjo ndodh sepse çmimet e biletave të aeroplanit janë “jashtëzakonisht të paqëndrueshme”, sipas Scott Keyes, themeluesit i Scott’s Cheap Flights. Gjetja e çmimeve të mira, thotë ai, është bërë një formë arti në vetvete.

    “Bileta është ndryshe nga çdo gjë tjetër që blejmë”, thotë Keyes. “Është me çmim unik. Nuk sillet si gjërat e tjera, dhe si rezultat ne përballemi me pasiguri kur blejmë”.

    Ju mund të blini një fluturim vajtje-ardhje për 500 dollarë, vetëm për të parë të njëjtat që kushtojnë 250 dollarë të nesërmen. Ose, ju hezitoni ta blini atë biletë prej 500 dollarësh sepse shpresoni që çmimi të ulet dhe përfundoni duke e parë atë të rritet deri në 750 dollarë.

    “Askush nuk ka qëllim të rezervojë fluturime të shtrenjta”, thotë Keyes. “Ne përfundojmë duke rezervuar fluturime të shtrenjta”. Arsyeja, thotë Keyes: “Shpesh, njerëzit shmangin blerjet kundër gjykimit të tyre më të mirë, ose lejojnë që mendimet irracionale të përfitojnë prej tyre”.

    Prandaj, ai zbërthen disa paragjykime psikologjike dhe mendore që duhet t’i shmangin konsumatorët që kërkojnë bileta fluturimi:

    Mos e shtyni

    Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni gjatë kërkimit të biletave ajrore: të prisni deri në minutën e fundit për të blerë vendet tuaja, duke shpresuar se çmimet do të ulen. “Duke pritur deri në minutën e fundit, me shpresën se do të ketë një ulje, nuk do të arrini në fluturimet më të lira”, thotë Keyes. “Nuk ka asnjë lidhje të vërtetë me realitetin, sepse fluturimet me siguri do të bëhen më të shtrenjta në atë kohë, dhe si rezultat, mund të përfundoni me pagesa të tepërta”.

    Kërkimi i biletave ajrore mund të shkaktojë ankth dhe dëshira për të shtyrë procesin mund të jetë joshëse. Keyes rekomandon kërkimin e periudhës gjatë së cilës tentojnë të gjenden tarifat më të mira në fluturime. Nuk është shumë kohë para datës së udhëtimit, as nuk është shumë afër, thotë ai.

    Për fluturimet ndërkombëtare, ai thotë se kjo periudhë është midis dy dhe tetë muaj para kohe. “Shumica e linjave ajrore fillojnë të shesin biletat e tyre 12 muaj para udhëtimit”, thotë Keyes. “Por nëse i rezervoni fluturimet tuaja një vit më parë, çmimet në përgjithësi nuk janë të mira”.

    Mos u shqetësoni për atë që keni paguar në të kaluarën, ose mos blini nga frika

    Shumë udhëtarë i bazojnë vendimet e tyre për blerjen në çmimin që kanë paguar për udhëtimin e tyre të fundit. Shpesh, thotë Keyes, njerëzit janë të gatshëm të blejnë një fluturim të shtrenjtë nëse kanë frikë se çmimi do të rritet edhe më shumë. Ka një arsye psikologjike për këtë: Sipas hulumtimit nga ekonomisti i nominuar për Çmimin Nobel, Richard Thaler, njerëzit rrjedhin dyfishin e sasisë së emocioneve negative nga humbjet, ashtu siç bëjnë emocionet pozitive nga fitimet.

    Në kontekstin e biletave të fluturimit, thotë Keyes, kjo do të thotë që udhëtarët mund të humbasin marrëveshjet më të mira nëse mendojnë se të paktën po shmangin rritjet e çmimeve.

    Me fjalë të tjera: Mos u mbështetni në udhëtimin tuaj më të fundit si një kuadër reference. Konsideroni nëse jeni të sigurt brenda periudhës së referuar më lartë dhe lejoni vetes të prisni për një çmim më të mirë.

  • Çfarë kanë Shigjetarët që nuk e ka asnjë shenjë tjetër?!

    Çfarë kanë Shigjetarët që nuk e ka asnjë shenjë tjetër?!

    Çfarë kanë ndryshe nga të tjerët Shigjetarët? 

    Kur mendojmë Shigjetarët, e kemi të vështirë t’i përkufizojmë me një fjalë të vetme, apo jo? Janë energjikë, janë të qeshur, janë të dashur, por thonë se janë edhe pak qejflinj.

    Kjo është pikërisht e veçanta e një Shigjetari: Ti thjesht s’e përshkruan dot! Ndërsa të gjitha shenjat e tjera kanë një karakteristikë identifikuese, si psh: Luani është një diva apo Demi është kokëfort i pandreqshëm, për Shigjetarin s’ke ç’thua: i ka të gjitha të mirat!

    Shigjetarët janë shumë të dashur

    Ka gjithmonë energji për t’u dhënë të tjerëve dhe është pozitive!

    …por edhe ekstremisht të fortë, kur duhet!

    S’mund ta cënosh një Shigjetar dhe të presësh të mos të të nxjerrë kthetrat. Ata thjesht janë të lindur për të shenjuar dhe për të bërë ç’të jetë e mundur që t’ia dalin të qëllojnë në shenjë. Ju s’mund t’i pengoni.

    Një Shigjetar e di se çfarë do

    Si çdo shenjues i zotë, e di fort mirë në ç’shenjestër duhet të qëllojë dhe është i gatshëm të ndërmarrë çdo rrezik, sepse është një aventurier i lindur.

    Shigjetari nuk ka frikë nga aventurat, pra mund të përballojë çdo situatë, sado e ndërlikuar të duket ajo. Shigjetarët këtë bëjnë, ecin, qëllojnë, vrapojnë drejt aventurës tjetër.

    Ndonjëherë, bëhen paksa të paduruar

    Si shenjë aventuriere që është, Shigjetari mërzitet shpejt. Epo, s’mund t’i ketë të gjitha. Prit, s’mbaruam: Shigjetari thjesht s’ngopet me veten e vet. Vetja është gjëja më e përsosur për një Shigjetar. Prandaj i pëlqen të japë mend dhe të kritikojë. Kjo pjesë është paksa e bezdisur.

    Por fundja, kur ka qenë ndonjëherë i keq vetëbesimi i tepërt?

    Burimi: Elite Daily

  • TEST – Si i përjetoni festat e fundvitit?

    TEST – Si i përjetoni festat e fundvitit?

    Jemi në prag të festave. Shumica e njerëzve e presin me padurim fundin e vitit, por ka dhe nga ata që këto festa i gjejnë të trishtuar, për shkak të ngarkesës së madhe emotive që kemi përjetuar këtë vit. Pandemia ka ndikuar jo pak, pasiguria na ka përfshirë të gjithëve, ama festat e fundvitit duket sikur sjellin pak shpërqendrim si dhe shpresë ndaj kësaj situate. Po ju, si i prisni festat e fundvitit? Bëni testin dhe mos harroni se qëllimi i tij është që të argëtoheni.

    1. Je një nga ata njerëz që për festat e fundvitit:

    a. U dërgon kartolina, letra urimi gjithë të njohurve, edhe atyre që nuk i ke takuar prej shumë kohësh.

    b. E ndjen atmosferën e festave kudo, nëpër rrugë dhe dyqane.

    c. Mezi pret që të hapësh dhuratat!

    d. Mendon: çfarë mërzie! Duhet të takoj gjithë fisin, kur do ishte më mirë të qëndroja shtrirë në divan, para televizorit.

    1. Festat janë:

    a. Një rast për të qëndruar me njerëzit.

    b. Periudha ku merrni shumë dhurata.

    c. Një ngjarje që ndodh çdo vit.

    d. Një stres i paparë.

    1. Kur mungojnë vetëm pak ditë nga festat…

    a. Ke blerë një pjesë të mirë të dhuratave dhe ke dhe shumë pak për të blerë.

    b. Je siguruar me kohë që dhuratat më të mëdha dhe më të shumta janë për ty.

    c. Ka akoma kohë, s’jemi ende në vigjilje të festave!

    d. Të mungon dëshira për të blerë dhurata.

    1. Darka me të afërmit është:

    a. Një festë e madhe dhe e gëzueshme: sa keq që festoj vetëm një herë në vit!

    b. Një traditë.

    c. Një realitet i lodhshëm, por që mbaron me dhuratat e të afërmve.

    d. Një mërzi e pafundme.

    1. Për drekën e Krishtlindjes:

    a. Organizon, krijon… me pak fjalë shfrenon të gjithë fantazinë e kreativitetin.

    b. Zakonisht je ende në kërkim të dhuratave që duhet të blesh.

    c. Zgjedh punën më të lehtë dhe e bën sa më ngadalë, në mënyrë që askush të mos kërkojë ndihmën tënde.

    d. Nisesh për drekë, por nuk nxiton, në mënyrë që t’i gjesh gjërat gati

    1. Në Krishtlindje nuk mund të mungojë:

    a. Pema me dhuratat.

    b. Zbukurimet për festa, pema, dritat…

    c. Ëmbëlsirat e shijshme.

    d. Nuk ka ndonjë rëndësi.

    1. Për ty dhuratat janë:

    a. Pjesa më e bukur e festave.

    b. Një mundësi për të bërë më shumë dhurata se sa për të marrë.

    c. Një sforcim i madh për fantazinë tënde.

    d. Një kosto e lartë financiare.

    1. Festat nuk janë të tilla nëse:

    a. Nuk festoni me të afërmit dhe miqtë, shtruar në një tryezë të gjithë së bashku.

    b. Nuk ka dhurata.

    c. Nuk ka dëborë.

    d. Nuk pushon e fle gjumë deri vonë.

    1. Dhurata më e bukur:

    a. Urimet e një miku që keni kohë pa e dëgjuar apo takuar.

    b. Ajo e një miku, të cilit kam harruar t’i blej një dhuratë.

    c. Diçka shumë teknologjike.

    d. Krevati, pas një ditë të kaluar me aq shumë familjarë!

    1. Kur mbarojnë festat ndihesh:

    a. E lumtur.

    b. Plot energji.

    c. Normale.

    d. E shkatërruar.

    MË SHUMË PËRGJIGJE A | Periudha e fundvitit për ju është një festë e mrekullueshme, rasti ideal për të organizuar mijëra gjëra, për t’u takuar me njerëz që keni kohë pa i parë, për të bërë të gjitha ato “çmenduri” që gjatë vitit janë më të vështira për t’u bërë. Ju kaplon gëzimi e hareja e festës, duke përfshirë edhe të gjithë ata që janë pranë jush.

    MË SHUMË PËRGJIGJE B | Festat për ty janë momenti për të hapur pakot e dhuratave dhe për të festuar. Ju dini të shpërqendroheni mirë nga vështirësitë e jetës dhe festat nuk janë aspak problem për ty. Nëse diçka nuk ju pëlqen, dini ta evitoni dhe për pjesën tjetër jeni të lumtur se mund të argëtoheni.

    MË SHUMË PËRGJIGJE C | Për ty festat nuk janë moment bashkëndarjeje, por brenda jush e dini se mund të jetë një festë e bukur, sidomos nëse limitoni ose evitoni gjërat e paparashikuara që ju japin bezdi. Më pak fjalë, keni gjetur mënyrë për t’u ngushëlluar nga lodhja që çdo vit vjen bashkë me këto festa.

    MË SHUMË PËRGJIGJE D | Festat në përgjithësi, dhe në veçanti Krishtlindjet, nuk janë ëndrra juaj në sirtar. I përjeton si një peshë, diçka nga e cila nuk mund të largohesh dot. Në fakt, bëni mëkat! Por ndoshta, është vetëm një paragjykim i juaji, ose ndoshta keni frikë të argëtoheni shumë.

    Burimi: Revista “Psikologjia”

  • 10 fakte që ju bindin se pse duhet ta keni në shtëpi lulen e Krishtlindjeve!

    10 fakte që ju bindin se pse duhet ta keni në shtëpi lulen e Krishtlindjeve!

    Ju duhet ta keni një të tillë në shtëpi, apo jo? Koha më e bukur e vitit është edhe koha e saj. Kush më mirë se ajo lajmëron Krishtlindjet? E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima.

    Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e Natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjeve). Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si “Flor de Pascua”, “lulja e Pashkëve”. Shumë fakte interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj, por këtu janë të renditura disa të dhëna që mund të mos i keni ditur për të.

    1. Poinsettias e ka marrë emrin nga botanisti Joel Roberts Poinsett, i cili e zbuloi bimën për herë të parë në vitin 1828. Pasi e zbuloi në jug të Meksikës, ai ndërtoi uzinën për transportin dhe përpunimin e saj në shtëpinë e tij në Charleston, Karolinën e Jugut.

    2. Poinsettia nuk është bimë helmuese. Një studim në Universitetin e Ohio-s, i nisur edhe nga dyshimi i shumë njerëzve për rrezikun e bimës, arriti në konkluzionin se një fëmijë duhet të hajë deri në 50 kile, që do të thotë më shumë se 500 gjethe të lules që ajo të ketë një efekt të dëmshëm. Përveç kësaj, gjethet e lules kanë një shije të tmerrshme.

    3. Kafshët e shtëpisë nuk duhet t’i hanë gjethet e lules, sepse atyre mund t’u shkaktojnë të vjella dhe diarre, sidomos këlyshëve dhe koteleve.

    4. Një fakt tjetër interesant që bie në sy është që gjethet e lulet e saj duken si jo origjinale, ose të nxitura me kimikate për formën e tyre gati perfekte, por që nga fillimet e saj, Poinsettia ka qenë e njohur për formën e gjetheve që shpesh quheshin edhe si flakë, për shkak të ngjyrës së kuqe.

    5. Joel Roberts Poinsett e futi për herë të parë Poinsettia-n në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Poinsett ishte një mjek botanist, i cili më vonë u shpall edhe i pari Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Meksikë.

    6. Në Meksikë Poinsettia është një shkurre shumëvjeçare që rritet deri në 10-15 m lartësi.

    7. Në të gjithë botën, sot numërohen më shumë se 100 lloje të Poinsettia-s, kryesisht nisur edhe nga ngjyrat e tyre, por tradicionalja është e kuqja. Po ashtu Poinsettias mund të jenë edhe rozë, të bardha, vishnjë etj.

    8. Disa njerëz alergjikë mund të kenë acarim lëkure pas prekjes së gjetheve të lules. Për ta këshillohet që lulja të mbahet jashtë në ballkon, sidomos gjatë natës.

    9. “The Paul Ecke Ranch” në Kaliforni rrit më shumë se 70% të të gjitha Poinsettias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shet më shumë se 50% të saj në mbarë botën.

    10. 12 dhjetori është e njohur edhe si Dita e Poinsettia-s, e cila shënon edhe vdekjen e Joel Roberts Poinsett, në vitin 1851.

  • I shpëtoi 7 herë vdekjes dhe më pas fitoi lotarinë! Njihuni me njeriun më me fat në botë

    I shpëtoi 7 herë vdekjes dhe më pas fitoi lotarinë! Njihuni me njeriun më me fat në botë

    Frane Selak, një mësues i moshuar kroat, është i njohur për përballjet e tij me vdekjen, gjë që e bëri atë të fitojë edhe titullin e “njeriut të pafat më me fat në botë”.

    90-vjeçari Frane Selak e ka mundur vdekjen 7 herë në raste të ndryshme gjatë gjithë jetës së tij. Ai ka përjetuar gjithçka, nga një aksident automobilistik në një aksident avioni dhe ka pasur fatin t’i mbijetojë të gjitha incidenteve. 

    I lindur më 14 qershor 1929 në Kroaci, seria e pabesueshme e ‘arratisjeve nga vdekja’ së Frane Selak filloi në vitin 1962, kur ai ishte 32 vjeç.

    Ishte janar, Frane po shkonte nga Sarajeva në Dubrovni në një ditë të ftohtë dimri, kur befas treni me të cilin po udhëtonte doli nga shinat për shkak të një defekti në linjë. Kjo bëri që treni të përplasej në një lumë të akullt, duke vrarë 17 pasagjerë. Fatmirësisht, Frane e nxori dikush. Ai pësoi vetëm një thyerje të krahut dhe hipotermi. 

    Vitin tjetër, në 1963, Frane mësoi se nëna e tij ishte e sëmurë, duke krijuar një emergjencë që ai të fluturonte nga Zagrebi në Rijeka. Ishte udhëtimi i tij i parë me aeroplan. Edhe pse fluturimi ishte plotësisht i rezervuar, ai disi e bindi kompaninë ajrore që ta lejonte të ulej në pjesën e pasme të avionit së bashku me stjuardesat. Në mes të rrugës, të dy motorët e aeroplanit pushuan së punuari dhe presioni i kabinës ra. Frane u hodh nga një derë e thyer ndërsa avioni u rrëzua dhe 19 persona në bord humbën jetën.

    Frane ra, por për fatin e tij të mirë, ra në një mullar kashte. Kjo ishte hera e fundit që ai udhëtoi me aeroplan.

    Vetëm në rast se keni menduar se ky është incidenti më i keq që mund të ketë ndodhur në jetën e tij, atëherë e keni gabim. 

    Tre vjet pas rrëzimit të avionit, në vitin 1966, Frane ishte në një autobus që doli nga rruga dhe u rrëzua në një lumë, duke mbytur 4 pasagjerë. Frane, notoi në breg dhe mbijetoi me disa mavijosje të vogla.

    Pasi pati një përvojë të keqe me transportin publik, Frane vendosi të udhëtonte kryesisht me makinën e tij, por edhe kjo nuk funksionoi në rastin e tij.

    Në vitin 1970, makina e tij mori flakë teksa ishte duke vozitur. Frane mundi të hidhej nga automjeti në lëvizje, disa sekonda para se rezervuari i karburantit të shpërthente para syve të tij.

    Në vitin 1973, tre vjet pas aksidentit të mëparshëm vdekjeprurës me makinë, ndodhi një tjetër incident me makinë. Pompa e karburantit të makinës së tij u prish, duke shkaktuar zjarrin e motorit. 

    Në një incident tjetër, në vitin 1995, Frane pretendon se ka mbijetuar duke u përplasur nga një autobus me disa lëndime të lehta teksa ecte në Zagreb.

    Dhe në vitin 1996, për të shmangur një përplasje ballë për ballë me një kamion të Kombeve të Bashkuara gjatë vozitjes në malet kroate, makina e tij u përplas me parmakët dhe ra nga mali 300 metra poshtë. Ai disi arriti të hidhej jashtë dhe të varej në një pemë, duke jetuar për të treguar përrallën.

    Ky ishte aksidenti i fundit vdekjeprurës i jetës së tij dhe fatmirësisht ai nuk është përfshirë në asnjë incident të tillë që atëherë.

    Pasi iu shmang vdekjes 7 herë, Frane fitoi një llotari në vitin 2003, në moshën 73-vjeçare. Shuma ishte 1,110,000 dollarë! Ai bleu dy shtëpi dhe një varkë me shumën e lotarisë dhe përfundimisht në vitin 2010, ai vendosi t’ua dhuronte shumicën e fitimeve të tij për të afërmit dhe miqtë e tij.

  • Çfarë kuptimi ka unaza e martesës në ëndërr? Zbuloni “fatin” në rrethin e artë

    Çfarë kuptimi ka unaza e martesës në ëndërr? Zbuloni “fatin” në rrethin e artë

    Në shekullin e 16-të, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë. Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, pa dyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri-tjetrin.

    Po çfarë kuptimi ka nëse shikon në ëndërr unazë martese?

    – Të shohësh në ëndërr unazë martese do të thotë që ke një çështje të ngushtë dhe shumë familjare për të cilën po mendon prej disa kohësh.

    – Të shohësh një unazë floriri në ëndërr do të thotë gjithashtu para dhe shëndet në familjen tuaj.

    Ëndërron sikur po vendos një unazë martese

    Nuk je e martuar, por je në një marrëdhënie. Nëse nuk je e martuar dhe shikon në ëndërr sikur po vendos një unazë martese, atëherë do të thotë që marrëdhënia juaj është në kohë për të kaluar në një nivel tjetër. Parashikohet se mund të martoheni shpejt ose do të dëgjoni lajm martese në rrethin tuaj të ngushtë.

    E martuar: Nëse një njeri i martuar shikon në ëndërr sikur vendos një unazë martese, do të thotë se problemet familjare që mund të ketë pasur gjatë kësaj periudhe, janë drejt fundit.

    Nëse je single dhe shikon në ëndërr sikur po vendos në dorë një unazë martese, kjo do të thotë se do të kesh më shumë besim në punën tënde dhe do të jesh më e suksesshme dhe më e përgjegjshme. Ose mund të jetë edhe shenjë e dikujt në horizont.

  • Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës: Ja cfarë do t’i ndodhë njerëzimit në vitin 2022

    Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës: Ja cfarë do t’i ndodhë njerëzimit në vitin 2022

    Baba Vanga, e cila u quajt “Nostradamus i Ballkanit”, u bekua me një hir nga Zoti. Ajo ishte e pajisur me paran djenja për vitet në vijim.

    Parashikimet e saj shtrihen në një periudhë të gjatë, deri në vitin 5079. Ajo parashikoi çdo vit veç e veç dhe fundi i njerëzimit do të ndodhë në vitin 5079. Por ja çfarë na pret në vitin 2022.

    Parandjenja e Baba Vangës për vir usin e zbuluar në laborator, i cili do të përhapet menjëherë në të gjithë botën, u bë realitet. Një tjetër parashikim tregon se Toka do të sùlmohet nga anije kozmike dhe njerëzit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me qenie nga botët e tjera.

    Në të njëjtën kohë, Baba Vanga vuri në dukje, para vde kjes së saj, se disa komunitete do të go diteshin nga uria e rëndë për shkak të ndryshimeve klimatike, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Thuhet se shtetet do të kenë të mbjella të komprometuara, zjarret do të djegin pyjet dhe lumenjtë do të pakësojnë prurjet e tyre.

    Para se të largohej nga kjo botë, Baba Vanga la një sërë parashikimesh, duke përfshirë vitin 2022. Parashikimet e saj janë shqetësuese, pasi tha se njerëzimi do të për ballet me një pandemi të re, uri dhe l ufte. Do të ishin rreth gjashtë parashikime për periudhën në vijim. Që nga fundi i vitit 2020, u tha se njerëzimi do të vazhdojë të jetë i prekur nga pandemia.

    Në vitin 2022, njerëzit mund të humbasin plotësisht në realitetet virtu ale. Baba Vanga vuri në dukje se një lu ftë mund të shpë rthejë vitin e ardhshëm dhe një lider botëror mund të hiqet nga pushteti.

    VITI 2022. URIA E RËNDË DHE NJË PANDEMI E RE!

    Një virus vd ekjeprur ës i zbuluar në një akullnajë. Shkencëtarët do të zbulojnë një vi rus të rrez ikshëm që do të përhapet shumë shpejt, duke çuar në vde kjen e njerëzve dhe kafshëve. Majat e akullnajave do të shkrihen nga viti 2033 deri në vitin 2045 dhe nivelet e oqeaneve do të rriten gjatë kësaj periudhe.

    Anijet alien do të sulmojnë Tokën. Ne do të ndërveprojmë me qenie inteligjente nga planetë të tjerë. Anijet e huaj do të sulmojnë Tokën dhe do të bombardojnë qytete dhe do të marrin të burgosur.

    3 . Një koloni në Mars do të lejojë që planeti të bëhet një fuqi bërthamore dhe të pretendojë pavarësinë nga Toka rreth viteve 2170-2256

    Uria e fortë. Njerëzimi do të preket nga uria e rëndë për shkak të ndryshimeve klimatike. Njerëzit do të përfundojnë duke ngrënë buburreca, gjethe ose baltë. Ajo që ndodh në të gjitha kontinentet është e ngjashme me atë që shihni në një film horror. Një pushtim i karkalecave në Afrikë do të ndikojë në tokat e drithërave dhe do të çojë në urinë e popullsisë, duke çuar në konflikte të armatosura midis kombeve.

    Në vitin 2022 ka realitete virtuale në të cilat mund të humbasim plotësisht. Koha në këto realitete virtuale mund të çojë në kujtesën e dëmtuar dhe të mësuarit dhe mund të kthehet njerëzit në zombie reale.

    Vanga bëri një deklaratë të çuditshme se një dragua do të pushtonte planetin. Parashikimi më i çuditshëm i Baba Vangës është se një dragua do të pushtojë planetin në vitin 2021. Ai do të kishte thënë:

    “Një dragua i fuqishëm do të kapë njerëzimin. Të tre gjigantët do të bashkohen. Disa njerëz do të kenë para të kuqe. “Unë shoh numrat 100, 5 dhe shumë zero.”

    Përkthyesit që atëherë kanë supozuar se “dragoi” është Kina. Tre gjigantët mund të jenë Rusia, India dhe Kina, dhe paratë mund të jenë kartëmonedha 100 juanë dhe 5000 rubla, të dyja të kuqe.

  • Kanë një personalitet të “hekurt”/ Zbuloni 3 shenjat më të fuqishme të horoskopit

    Kanë një personalitet të “hekurt”/ Zbuloni 3 shenjat më të fuqishme të horoskopit

    Shenja e Horoskopit mund të zbulojë shumë për ju: nga motivimet, pikat e forta dhe dobësitë tuaja. Nëse i përkisni këtyre shenjave të fuqishme, mund ta kuptoni ndikimin që mund të keni ndaj të tjerëve.

    Dashi

    Personat që i përkasin kësaj shenje e dinë shumë mirë fuqinë e tyre. Kjo shenjë drejtohet nga Marsi, planeti i vendosmërisë dhe pasionit. Kjo e lejon atë të udhëheqë të tjerët dhe të marrë “frenat” në dorë kur situata del jashtë kontrollit. Dashi është një nga shenjat më të forta sepse është shumë i pavarur. Ai është lideri i zodiakut, i aftë të përshkruajë rrugë të reja që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë dhe bën gjithçka vetë.

    Luani

    Nëse jeni një Luan, keni besimin dhe perspektivën e nevojshme për një pozicion pushteti. Të qenit i sunduar nga Dielli ju jep besueshmërinë dhe forcën për të mbrojtur komunitetin tuaj dhe guximin për t’i udhëhequr të tjerët drejt një zgjidhjeje pozitive. Luani është një nga shenjat më të forta për shkak të dhuratës së Diellit. Mund t’i bëjë të gjithë të ndihen rehat me të qenit vetvetja teksa përcjellin besimin e tyre të ndezur.

    Akrepi

    Kjo shenjë fikse e ujit është në harmoni të thellë me anën e tij emocionale, por në realitet, është dinamizmi i tij që e bën të gjithëfuqishëm. Ai është i qëndrueshëm, që do të thotë se do të jetë në kontroll, por ai ka një lloj fuqie për t’u rinovuar dhe ripërcaktuar në lëvizje, falë planetit të tij qeverisës, Plutonit, i njohur gjithashtu si planeti i fuqisë personale.

  • Ja përse duhet të hani ushqime tradicionale për një trup në formë!

    Ja përse duhet të hani ushqime tradicionale për një trup në formë!

    Ushqimi mund t’ju çojë në një kohë, vend dhe në një kulturë tjetër, prandaj gatimet tradicionale janë një mënyrë që lidh njerëzit me njëri-tjetrin.

    Të gjithë kemi përjetuar momente kur kemi nuhatur apo ngrënë diçka që na ka kujtuar fëmijërinë, ose kemi rikrijuar një gatim që kemi provuar nga një vend të cilin kemi vizituar.

    Edhe pse një regjim ushqimor i shëndetshëm përfshin edhe gatimet tradicionale, ky mesazh nuk është i dukshëm dhe shpesh nuk përcillet siç duhet.

    Mesazhi kryesor i specialistëve është se çdo grup ushqimor ofron vitamina dhe minerale thelbësore të nevojshme për të mbështetur një shëndet të mirë.

    Dhe në gatimet tradicionale, në një pjatë të vetme grupet e ushqimit kombinohen më së miri.

    Ndërsa mungesa e përfaqësimit kulturor ose ilustrimeve të ndryshme etnike dërgon një mesazh të pashprehur se ushqimet vendase mund të jenë të pashëndetshme.

    Ushqimi i shëndetshëm është më shumë nga ajo që shihni në faqet e internetit.

    Ja disa shembuj:

    Është e vërtetë se kinoa është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe fibrave, por ashtu janë edhe orizi dhe fasulet.

    Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3, por po ashtu janë edhe peshq të tjerë si sardelet.

    Nëse kinoa dhe salmoni nuk janë të disponueshëm në vendin ku jetoni, kjo nuk do të thotë që regjimi juaj ushqimor është i varfër.

    Ushqimi i shëndetshëm ndryshon nga vendi në vend, bazuar në aksesin dhe kultura në të ngrënë.

    Si ndikon kultura në ushqimin që konsumoni?

    Kultura, praktikat fetare, këndvështrimi juaj për mirëqenien dhe për kujdesin shëndetësor, luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën e të ushyerit.

    Hulumtimet sugjerojnë se edhe mendimet tuaja rreth ushqimeve të caktuara dhe gatishmëria për të provuar ushqime të reja, ndikohen kryesisht nga prejardhja juaj kulturore.

    Për më tepër, klasifikimi i asaj që konsiderohet si ushqim dhe çfarë jo, është gjithashtu i lidhur me kulturën tuaj.

    Prandaj, ushqimi i shëndetshëm duhet të interpretohet dhe kuptohet brenda kontekstit të kulturës.

    Ushqimet që rriten në vendin ku jetoni dhe gatimet tradicionale, përmbushin role jetike për shëndetin e komuniteteve dhe individëve brenda tyre.

    Kuptimi i dallimeve kulturore rreth ushqimit është i rëndësishëm për një ushqyerje të shëndetshme dhe rezultate të kënaqshme shëndetësore.

  • Ja pse duhet të zgjohemi me alarmin e parë

    Ja pse duhet të zgjohemi me alarmin e parë

    Sfida e më shumë se 85 % të njerëzve është zgjimi në mëngjes. Për ta, zgjimi herët në mëngjes do të ishte i pamundur nëse nuk do të ekzistonin alarmet.

    Shkencëtarët kanë ndarë mendime për këtë çështje, të cilët vlerësojnë se tendenca e njerëzve për të vazhduar gjumin pas rënies së alarmit, nuk është lajm i mirë për shëndetin.

    Argumenti më themelor ‘anti-shtyrje’ vlen veçanërisht për ata që duan të godasin butonin vazhdimisht, duke zvarritur procesin e zgjimit për një orë.

    Nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, do të keni më shumë gjasa të bini në fillim të ciklit të gjumit pas goditjes së butonit.

    Kjo fillon prodhimin e hormoneve që inkurajojnë gjumin e thellë. Fillimi i një cikli të gjumit “është pika më e keqe për t’u zgjuar”, duke na lënë të ndihemi sikur kemi fjetur keq.