170
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes fitues të zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden.
Përmes një shënimi në Twitter, teksa e ka uruar për fitoren Basha thotë se shqiptarët janë krenarë për miqësinë me SHBA.
Më tej Basha thekson: “shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.”
Postimi i plotë:
Urimet e mia më të përzemërta për @JoeBiden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë ???? Unë dhe @pdshqiperi shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.