Big Brother VIP Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prime-n e sotëm pati një debat mes Albi Nakos dhe Romeos, balerini i njohur shpërtheu pasi dëgjoi debatin me Roza Latin
DEBATI I PLOTË
ALBI– Për mua kemi një Romeo, që është i vetëvendosur në shtëpi si një ‘babaxhan’. I ka hapur krahët tek të gjitha vajzat, e ka si një lloj taktike për t’u mbrojtur. Unë kam kuptuar që ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë për t’u përballur vetë dhe … mos u poziciono spese e di që do shpërthesh dhe ndaj meje ‘Babo’. Ky i përdor vajzat sepse është pa… je pa këllqe vëlla. E bën luftën me vajzat jo me veten. Ti je njeri që fyen, sulmon të tjerët, duke provokuar. Je njeri shfazohesh kur flet.
ROMEO-Si mund të qeshësh ti me një njeri për të cilin mendon kështu?
ALBI-Qesh mirë kush qesh i fundit
ROMEO-Lëri këto more. Në momentin që unë dal i preferuar, më ke ardhur dhe më ke thënë që më bëhet qejfi. Ti je njeri jo vetëm fallco. Është ai kamuflazhi që prisja dhe tani e kutpova kush je.
ALBI-Vazhdo mbrohu me vajzat