Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Big brother

  • Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

    Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

    Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet.

    Ditën e sotme një tjetër banore u shpreh se mund të lërë garën përfundimisht nesër. Është fjala për Brikenën, e cila gjatë një bisede me Ilirin u përlot.

    Kur Iliri i tha se nuk është në nominim, Brikena tha se mund të dalë vetë. Banori i bëri shumë komplimente asaj dhe i dha shumë arsye se pse nuk duhet të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Pjesë nga biseda:

    Iliri: Nëse nuk do ishe e preferuar, nëse do ishe në nominim, po ty të do publiku

    Brikena: Nuk e di

    Iliri: Një paradë do ti, një të shkundësh këtu dhe aty, kaq, je Miss Kosova, kaq kanë për ëndërr. Rrinë e ndjekin është apo jo Briki. Ti i ke mendtë? Po për Zotin. E marr trurin e hedh jashtë, e kur ngrihesh ti që je në kanalin 1 dhe ikën, thonë ata o mos iku. Rrinë e shohin Big-un vetëm se je ti

    Brikena: Jo, ça me më parë mua

    Iliri: Nuk më beson?

    Brikena: Jo

    Iliri: Po më beso, je e preferuara e publikut.

  • Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

    Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

    Këngëtari dhe fenomeni i “Big Brother”, Luiz Ejlli, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve pasi ka publikuar një foto nga prapaskenat e emisionit “Fan Club”. Edhe pse prania e tij në ato ambiente ngjall gjithmonë kuriozitet, kësaj radhe vizita nuk lidhet me ndonjë rol për të në këtë spektakël.

    Luiz Ejlli është rikthyer në studio për të qenë pranë dhe për të mbështetur bashkëshorten e tij, moderatoren Kiara Tito. Kjo vizitë vjen vetëm pak ditë pasi Luizi u bë kryefjalë e mediave rozë, kur u shfaq në ekran duke prezantuar për pak minuta emisionin, një moment që u prit me entuziazëm nga fansat.

    LEXO ME SHUME:Tirana “peshkon” në Rrogozhinë, bardheblutë transferojnë lojtarin e Egnatias (FOTO)

  • Luiz Ejlli në mbështetje të Vllaznisë, mesazhi që ka për tifozët: Të gjithë në ‘Air Albania’, të ngrejmë trofeun që mungon prej 23 vitesh (video)

    Luiz Ejlli në mbështetje të Vllaznisë, mesazhi që ka për tifozët: Të gjithë në ‘Air Albania’, të ngrejmë trofeun që mungon prej 23 vitesh (video)

    Në Shkodër po pritet me mjaft entuziazëm gjysmëfinalja e “Final – Four”. Shumë shkodrqnë priten të “zbarkojnë” në kryeqytet në mbështetje të Vllaznisë, kun ë orën 20:00 në “Air Albania” do të duelojnë me Egnatian.

    E sigurisht në një ditë kaq të veçantë dhe të rëndësishme për kuqeblutë nuk ka sit ë mungojë i “madhërishmi” Luis Ejlli. Këngëtari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkon që tifozët të jenë sa më të shumtë në mbështetje të lojtarëve.

    Ndër të tjera thekson se fanella e Vllaznisë është më e bukura në botë dhe se skuadra e Barcelonës i ka “kopjuar”. Titulli mungon në shkodër prej 23 vitesh dhe pikërisht në këtë sezon janë më afër se kurrë për të ngritur lart trofeun, ndaj dhe Luizi bëhet bashkë me tgjithë shkodranët në mbështetje të Vllaznisë, që thekson se është djepi i futbollit.

    Kujtojmë se Vllaznisë i duhet vetëm fitorja për të kaluar në finalen e 26 majit, pasi në rast barazimi do të skualifikoheshin nga gara, pasi rrogozhinasit kanë përfunduar të parët në klasifikimin e Superiores.

  • Big Brother/ Meritoni nxehet nga debati me Julin dhe shan nga familja, pritet vendimi… (video)

    Big Brother/ Meritoni nxehet nga debati me Julin dhe shan nga familja, pritet vendimi… (video)

    Big Brother, ditën e sotme u zhvillua një debat i zjarrtë mes Meritonit dhe Julit. Aktori përmendi Big Brother Kosova, si referim, ndërsa banori nga Prishtina e ndjeu veten si të diferencuar sa i përket origjinës së tij.

    Situata u përshkallëzua aq shumë saqë Meritoni gjatë një momenti të debatit hyri në tualet dhe shprehu inat e tij me fjalë të rënda. Mbetet e paqartë nëse do të merren masa ndaj Meritonit, i cili edhe pse është një nga figurat kryesore të sezonit, tashmë mund të përballet me rregullat e shtëpisë për sjelljen e tij.

    Pas këtij shkëmbimi të tensionuar me tone të larta, Meritoni u thirr në dhomën e rrëfimit nga prodhuesit e programit. Deri më tani, mbetet e paqartë nëse do të merren masa ndaj Meritonit, i cili edhe pse është një nga figurat kryesore të sezonit, tashmë mund të përballet me rregullat e shtëpisë për sjelljen e tij.

    Ky ndërhyrje ka nxitur diskutime në rrjetet sociale mes ndjekësve të programit, shumë prej të cilëve janë të shqetësuar për mënyrën se si ndërveprimet mes banorëve po eskalojnë dhe si do të menaxhohen nga ekipi i “Big Brother VIP”. Gjithashtu, ngjarja ka sjellë në vëmendje edhe sfidat e bashkëjetesës së banorëve të ndryshëm nën presionin e vëzhgimit 24 orësh dhe konkurrencën për mbijetesën në lojë.

  • Lajm i trishtë për Sara Gjordenin, babai i ish-banores ndahet nga jeta: Për ata hedhin vrer… (POSTIMI I SAJ)

    Lajm i trishtë për Sara Gjordenin, babai i ish-banores ndahet nga jeta: Për ata hedhin vrer… (POSTIMI I SAJ)

    Është ndarë nga jeta babai i banores së “BBVIP”, Sara Gjordeni. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan.

    POSTIMI I SARA GJORDENIT

    Dy fjale per dashamiresit e mi perpara se te marr kohen time per tu qetesuar:

    Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga nje semundje e pasherueshme e stomakut. Kete mund ta konfirmoje lehtesisht cdo mjek i mundshem i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej me shume se dy dekadash regullisht.

    Nese nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza

    ABSURDE.

    Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshem i stomakut dhe melcise.

    Te afërmit e tij e prisnin ketë dite prej muajsh…

    Vërtete ai nuk beri anjë përpjekje 27 vjet te ishte prane meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Une, ashtu edhe ju! Per ata ge hedhin vrer edhe ne nje dite te tille kag delikate, kam vetem dy fjale nga shpirti:

    Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me shume! Hallet e mia ju rafshin ge neser mbi koke ge vendosni te ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime !

    ZOTI NA SHEH TE GJITHEVE

    LEXO MË SHUMË: Si e priti nëna e Bardhit kur shkoi në Kumanovë?! Sara Gjordeni: “Isha vajza e parë që…” (VIDEO)

  • Premtim i pambajtur nga Big Brother?! Arjola Demiri flet për shtëpinë te “Kodra e Diellit”: Nuk do të pres më

    Premtim i pambajtur nga Big Brother?! Arjola Demiri flet për shtëpinë te “Kodra e Diellit”: Nuk do të pres më

    Arjola Demiri, një nga çështjet që i ka bërë më së shumti konfuzë teleshikuesit e “Big Brother VIP” është çështja e shtëpisë që iu premtua Arjola Demirit.

    Për pak muaj bëhen dy vite qëkur aktores iu premtua shtëpia, mirëpo kjo gjë nuk është realizuar ende.

    Duke qenë se ka kaluar kaq shumë kohë, publiku ka menduar se në fakt e gjithë situata ka qenë vetëm për show dhe se Arjolës nuk i është dhuruar me të vërtetë një shtëpi. Mirëpo, aktorja i ka mohuar fjalët duke thënë se është në pritje dhe premtimi të përmbushet.

    FJALËT NË EMISION

    Së fundmi Arjola Demiri ka qenë e ftuar në programin “Natën me Aulonën”, ku pas shumë dyshimeve është shprehur se është më afër se kurrë për t’u futur në shtëpinë e re.

    Arjola u shpreh se tashmë nuk do të presë më aq sa ka pritur dhe se ka filluar të merret me arredimin e shtëpisë.

    Mirëpo, diçka të tillë aktorja e ka thënë edhe në mars të vitit 2022, tek u shpreh se është duke zgjedhur ngjyrat e kuzhinës dhe të dhomave.

    Gjithashtu vitin e shkuar ajo bëri me dije se shtëpia do të përfundojë në qershor të 2023, megjithatë nuk ka rezultuar kështu!

    LEXO MË SHUMË: Ja si duket shtëpia që Top Channel i dhuroi Arjola Demirit, aktorja zbulon kur do hyjë (PAMJET)

    Aktorja zbuloi edhe kohën se kur pritet të hyjë në shtëpinë e dhuruar, duke shuar kështu kureshtjen e ndjekësve. Arjola Demiri tha se në muajin mars pritet të hyjë në banesë, ndërsa vonesat kanë ndodhur për shkak të punimeve që janë bërë. (KLIKO LINKUN PËR MË SHUMË)

  • “O shtrigë, pastro shpirtin!”/ Dy vajzat përplasen fizikisht në Big Brother, mbërrin menjëherë zarf i zi (video)

    “O shtrigë, pastro shpirtin!”/ Dy vajzat përplasen fizikisht në Big Brother, mbërrin menjëherë zarf i zi (video)

    Ka degraduar deri në përplasje fizike sherri mes Rikes dhe Eglës brenda shtëpisë së “BBV Albania”. Siç duket nga pamjet, Rike i ka hedhur pana në kokë dhe në fytyrë Eglës. Rike e ka akuzuar Eglën se ka folur keq për familjen e saj dhe nuk ka hezituar ta quajë shtrigë. ‘Pastro shpirtin para se me fol për njerëzit e mi a more vesh.

     

    Njerezit e mi mos i prek më. Femër idiote, shtrigë!’- dëgjohet t’i thotë Rikja. Ndërkohë që Rikja i hedh pana, aty ka pasur edhe përplasje fizike mes tyre. Në shtëpinë e “Big Brother” ka mbërritur një zarf i zi.

     

  • “Do lë gruan dhe do zë të dashur”/ Gazetarja zbulon se çfarë i ka thënë banori para hyrjes për në Big Brother (video)

    “Do lë gruan dhe do zë të dashur”/ Gazetarja zbulon se çfarë i ka thënë banori para hyrjes për në Big Brother (video)

    Klotilda Harka, gazetarja e njohur ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku foli për çiftet e krijuara brenda BBV3. Ajo ka treguar se disa ditë para se Gazi të hynte në BBV3, i ka bërë një intervistë. Në këtë intervistë Gazi ka treguar se “do lërë gruan dhe do gjejë një të dashur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri”.

    Klotilda Harka: I kam bërë një intervistë Gazit disa ditë para se të hynte në BBV3 dhe tha “uaa unë aty do zë një të dashur, do e lë gruan. Po zura një të dashur, i gjithë sekreti aty është”. Po as gruan nuk po e lë as të dashur nuk po zë.

    E pyetur për çiftin Heidi-Romeo, gazetarja shprehet se ende nuk kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

    “Nuk po na sjellin atë çiftin që vërtet mund të na bëjë për vete, ende jo”, shprehet Klotilda Harka.

    E pyetur për çiftin Sara-Bardhi, ajo shprehet: Jo, jo… E kanë çakorduar paksa publikun.

  • BIG BROTHER/ “Je lojtar i dobët”, pyetjet anonime, Juli e Romeo kapen keq: Kam bezdi nga këto… (video)

    BIG BROTHER/ “Je lojtar i dobët”, pyetjet anonime, Juli e Romeo kapen keq: Kam bezdi nga këto… (video)

    Loja me pyetjet anonime, që banorët nuk do të guxonin t’i bënin hapur, shkaktoi debatoi një ditë më parë një shtëpi. Gjatë diskutimin në spektaklin e kësaj mbrëmjeje, Juli u shpreh se nuk kishte nevojë të zbulonte pyetjet e të tjerëve, pasi mori përgjigjet që deshi për pyetjet që bëri vetë. Nga ana tjetër, Romeo e quajti aktorin lojtar të dobët. Në diskutim, ndërhyri edhe Erjola, Egla dhe Rike.

     

    Romeo: Mendoj se Juli u ndikua nga pyetjet pse e ke frike Romeon të përballesh dhe e mori si sfidë. Më lëndoi pyetja për Donaldin. Pse po luan më keq se Donaldi. Do të thotë që Donaldi luajti keq, unë po luaj akoma më keq.

    Juli: Situata është e qartë. U bënë disa pyetje, dikush u ndje keq. Unë jam i kënaqur nga përgjigjet për pyetjet që mora. Ishin përgjigje shteruese dhe nuk kisha interes të dija pyetjet e tjera. Romeo del mbledh të tjerët atje jashtë. Unë nuk e pashë të arsyeshme të ngrija dorën, sepse nuk më duhej. Kam bezdi nga këto gjyqet publike.

    Egla: Ishte shumë e rëndësishme të ngrije atë dorën, sepse iu bë një pyetje shumë ofenduese Erjolës: Kush të merr ty për shtëpi.

    Romeo: Ky nuk e le dot lojën për një moment

    Juli: Pse nuk e le

    Romeo: Je lojtar i dobët

    Erjola: Mua nuk më vjen keq për pyetjen, më vjen keq që citohet edhe këtu, zgjatet dhe përdoret për lojë. Jam e aftë të mbroj veten time dhe të ngre zërin për veten time

    Rike: Shyqyr që dolën këto anonimatet që Juli dhe Romeo të zihen me njëri-tjetrin, se deri më tani, nuk kishin ky të kapeshin

  • “Nuk më ka pëlqyer kur ka prezantuar Big Brother-in”, ja çfarë thoshte Sara dikur për Ledion Liçon (video)

    “Nuk më ka pëlqyer kur ka prezantuar Big Brother-in”, ja çfarë thoshte Sara dikur për Ledion Liçon (video)

    Sara Gjordeni ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes në Big Brother VIP 3, si brenda shtëpisë, edhe jashtë saj. Sot po qarkullon një video e Sarës, e cila e ftuar në nje emision radiofonik është pyetur se cili moderator i duket më i dobëti.

    “Nuk më ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar Big Brother-in”, ka thënë Sara.