Një rrugë në qytetin Worcester të Massachusetts do të mbajë emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, i njohur edhe si Skënderbeu.
Anëtarët e këshillit votuan unanimisht këtë mërkurë për t’i dhënë emrin e Skënderbeut një prej rrugëve të Salisbury në nder të komunitetit të madh të shqiptarëve që jetojnë aty.
Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Mërisë tha se emërtimi i rrugës Salisbury është fillimi i njohjes së trashëgimisë shqiptare në Worcester. Ata thanë se vendimi nderon më shumë se 20,000 shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.
“Ka një rëndësi të madhe dhe duhet të jetë një nder për qytetin e Worcester-it, jo vetëm për shqiptarët, që të ketë këtë emër”, tha Frank Zdruli, pjesë e grupit Sons of St.
“Tani, nëse shkoni në supermarket, kafene apo te mekaniku, pothuajse gjithmonë mund të jeni këtu dikë që flet shqip”, u shpreh At Mark Doku. “Ka patur një rritje shpërthyese në këtë komunitet”.
Emri i nderit nuk ndryshon emrin zyrtar të rrugës Salisbury apo ndonjë tabele rrugore. Propozimi iu dërgua një nënkomiteti të këshillit të qytetit për të finalizuar një plan për zbatim.