Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me aksionin e qeverisë ditën e sotme ndaj “Prestige Resort”. Lubonja deklaroi se Rama ka kaluar në një pozicion si “vëllai i vogël i Erdoganit” duke menduar se ka një fuqi të ngjashme me liderin turk, ndërsa shtoi se kryeministri “mund të ketë humbur sensin e realitetit” si një arsyetim për veprimet që ka ndërmarrë.
“Në një vend normal edhe pse sipas raportit nuk jemi normalë, pas këtij raporti duhet të kishim një shqetësim të shprehur. Kjo nuk duhet të ishte vetëm në mendjen e Ramës por të çdo personi në shtet. Rama ka kaluar në një pozicion si vëllai i vogël i Erdoganit që ka axhendën e vetë. Nga ana tjetër publicisti Fahri Balliu ka komentuar një episod që ndodhi ditën e sotme gjatë aksionit ku një person me kapuç ka hapur derën e godinës së “Prestige Resort” me kaçavidë dhe mjete të ngjashme, duke e cilësuar atë si “patronazhisti i Ramës”.
“Hedhja e mikrofonit nga një person me kapuç, ai gjest është dora e Edi Ramës që i ka hyrë rrugës së krimit. Ai polic që e mori në mbrojtje atë duhet të jetë shembulli më i zi. Duhet të merren masa për këtë aktivizim të policisë në këtë ngjarje. Ai bandit me kapuç është fiks patronazhisti i Ramës”, u shpreh ai.