Armand Duka nuk i mban dot lotët, ngre në qiell lojtarët: Çfarë grupi, kjo Kombëtare po na dhuron emocione

by KLIKOJE.AL

Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mposhtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes, presidenti i FSHF, Armand Duka dha një intervistë për TV Klan.

Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.

A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kobmëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.