Kategoria e Parë do të japë verdiktet finale të kampionatit ditën e enjte. Të gjitha sfidat e këtij edicioni futbollistik janë planifikuar të luhen pasditen e nesërme, në të njëjtën orë, 16:00. Skënderbeu dhe Dinamo e kanë siguruar tashmë ngjitjen në Superiore, ndërsa titulli kampion mbetet për t’u përcaktuar nesër.
Dinamo do të udhëtojë drejt Luzit. Fitorja është detyrim për dinamovitët, të cilët duhet gjithashtu të shpresojnë te një barazim apo humbje e Skënderbeut ndaj Lushnjes për të siguruar vendin e parë dhe titullin kampion të Kategorisë së Parë.
Në takimet e tjera të javës së fundit të kampionatit të Kategorisë së Parë, Flamurtari do të presë në shtëpi ekipin e Apolonisë. Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, teksa vlonjatët duan të blindojnë vendin e tretë. Fierakët kërkojnë të pozicionohen në vendin e katërt, duke shpresuar edhe te një gabim i Tomorit që përballet në këtë javë të fundit me Turbinën. Besa luan ndaj Burrelit të enjten, ndërsa Korabi pret në shtëpi ekipin e Besëlidhjes e vendit të fundit.
JAVA 26-TË
18 MAJ 2023
Luzi 2008 – Dinamo ora 15:00
Lushnja – Skënderbeu ora 15:00
Besa – Burreli ora 15:00
Turbina – Tomori ora 15:00
Korabi – Besëlidhja ora 15:00
Flamurtari – Apolonia ora 15:00