Lajmet e fundit | Klikoje.al

Rëndohet bilanci/ 3 të vdekur nga COVID 19 dhe 62 numri i viktimave në 24 orë

Written by

in

Rëndohet bilanci në Infektiv, humbin jetën 3 pacientë të tjerë nga Covid 19,duke e çuar në 62 numrin e viktimave. Po në 24 orë janë konfirmuar edhe 69 raste të reja të personave të infektuar.

MSH njoftoi sot se, fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid 19 në 24 orët e fundit.

Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

https://youtu.be/XMLjk804f_U

Po ashtu MSH bën me dije se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *