Juventusi ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Ish-futbollisti legjendar i Milanit dhe Juventusit Andrea Pirlo është emëruar në krye të kampionëve të Italisë.
“Zonja e Vjetër” konfirmoi në një njoftim të fundit se Pirlo ka firmosur për dy vite.
Emërimi i 41-vjeçarit në krye të kampionëve të Italisë vjen pas 10 ditësh kur klubi i besoi drejtimin e të rinjve të Juventusit (Juventus U23).
Pirlo ka realizuar një karrierë fantastike si futbollist. “Profesori” spikati me fanelën e Milanit dhe Juventusit në vitet 2000 duke fituar 6 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve. I njohur për inteligjencën dhe fantazinë e lojës, Pirlo konsiderohet si njëri mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit.
Kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 2006 kur udhëhoqi Italinë drejt fitores Kupës së Botës për herë të katërt.