Skënderbeu-Tirana do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin e qytetit të Korçës. Gvozdenovic, ka humbur të skualifikuar Kosta Vangjelin, por duhet të jetë i qetë sepse janë rikuperuar Shaqe dhe Peçani, që vijnë nga dëmtimi dhe ishin në pankinë në ndeshjen e humbur para pauzës për Kombëtaret.
Në këtë pikë të vetmet ndryshime në formacionin titullar që Gvozdenovic do të rreshtojë kundër bardhebluve është zëvendësimi i detyruar i Vangjelit, vendin e të cilit në mbrojtje do ta marrë Gërço. Pastaj Shaqe që do të marrë vendin e tij si titullar në 4-2-1-3 e konsoliduar të Gvozdenovic. Kështu, në Korçë do të zhvillohet një betejë e vërtetë. Një ndeshje delikate përpara, që tekniku kërkon ta përgatisë deri në detaje
FORMACIONI I SKËNDERBEUT
Alia
Gërço-Dumfur-Prençi-Shaqe
Rabiu Janaqi
Liço
Nikaj Rashica Lika
Në vigjilje të sfidës në Korçë, Tirana është thirrur në çështje për të luajtur praktikisht fatet e sezonit të tyre. Për klubin, lojtarët dhe teknikun Erbim Fagu. Konfirmimi i tij për sezonin e ardhshëm lidhet ngushtësisht me objektivët sezonale të kompromentuar keq në të dy frontet. Bardheblutë janë që tani -3 nga vendi i katërt e mes tyre e Dinamos është pikërisht Skënderbeu që i pret për një betejë që ngjan vendimtare. Fagu duhet të mbledhë me shpejtësi të tijtë, të dërrmuar nga humbja në vajtjen e gjysëmfinales së Kupës kundër Kukësit të vendit të fundit në renditje.
FORMACIONI I TIRANËS
Kozi
Lulaj Najdovski Hoxhallari
Haxhiu Deliu Lushkja Përgjoni
Abazaj Nikqi Latifi