156
Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe Drenie të Mallakastrës, që janë në kufi me njëra-tjetrën.
Deri më tani zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha, ndërkohë që rrezikohet edhe kurora e pyllit.
Sapo kanë marrë sinjalizimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Megjithatë edhe pse në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikësve, ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer të zonës.