Zbardhet Korça! Reshjet e borës arrijnë në 30 centimentra

by KLIKOJE.AL

Korça është zgjuar e zbardhur këtë mëngjes, teksa reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

Nga informacionet e deri tanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 centimetra, prej km të 7 e në vazhdim. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora arrin deri në 10 centimetra.

Mbrëmjen e djeshme, katër mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin.

Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.