Dje në Bruksel ka rifilluar procesi i dialogut i cili në vitin 2018 u ndërpre shkaku i vendosjes së taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës që atë kohë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takuan dje në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Fillimisht përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell zhvilloi takime të ndara me Hotin e Vuçiqin e pastaj u mbajt takimi i përbashkët.
Në pamjet e publikuara nga DW nga takimi i parë mes Hotit e Vuçiqit, presidenti serb pas përshëndetjes dëgjohet tek i thotë Hotit se “A di të flasësh serbishta vetëm e kupton”, dhe Hoti i drejtohet “e kuptoj”.
Pas përfundimit të takimit, Hoti tha se është shënuar progres në kuadër të dialogut. Ai tha se në këtë takim është diskutuar për të pagjeturit dhe zhvillimin ekonomik.
Në anën tjetër i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, në fillim të muajit shtator.