Jeta e një qytetari të pafajshëm u morë gjatë mesnatës së kaluar në vendin e tij të punë në televizionin kombëtar, atë të ‘Top Channel’.
I ndjeri ishte baba i dy vajzave dhe një djali. Prej 6-muajsh ai ishte punësuar si roje i një kompanie private sigurimi pranë televizionit kombëtar dhe përshkonte në këmbë rrugën nga Sharra në Mëzez për të siguruar bukën e përditshme me një rrogë minimaliste prej 30,000 lekësh për familjen e tij.
Viktima jetonte në një shtëpi të vogël në Sharrë në kushte të mjerueshme ekonomike, dhe sipas familjarëve të tij punonte për bukën e gojës edhe për festa. 60-vjeçari ishte fillimisht baba e më pas punonjës.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i ka shprehur ngushëllimet e tij Lori Hoxhës dhe Top Channel dhe ajo që u vu re nuk i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
Ai i shpreh ngushëllimet Top Channelit (që e cilëson kompani të madhe mediatike shqiptare) për humbjen e punonjësit teksa shprehet se solidarizohet me Lori Hoxhën, por në shkrimin ngushëllues nuk shihet asnjë fjali ngushëlluese për familjarët e viktimës!