Në një kohë kur Tirana është nën pushtetin e reshjeve të shiut, kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video ku shfaqet duke takuar bizneset në njësinë numër 4 në Tiranë.
Basha ëshë ndalur në disa biznese, duke i pyetur për xhiron që kanë pasur, dhe rënien që kanë pësuar si pasojë e pandemisë. Ndërkohë që një qytetar i është ankuar kreut të PD-së se është i papunë, edhe pse në zgjedhjet e 2013-tës ka ngrënë thíka për Edi Ramën.
“Pa punë fare, jam vet i 7 kam 5 kalamaj, kur kanë qenë zgjedhjet në 2013 shihe si i kam thíkat vetëm për Edi Ramën (tregon shenjat në këmbë), edhe sot më lënë në mes të rrugës, i kam shkuar për punë dhe duan nga 500 euro. Unë nuk kam bukë në shtëpi, ai më thotë mua dua 500 euro për të futur në punë. Unë nuk e bëj këtë për parti o vëlla, e bëj këtë se më qan shpirti, nuk kam bukë, dhe nuk na sjellin asnjë ndihmë, unë pi duhan të dredhur”, shprehet qytetari.
Ndërkohë që vetë Basha nuk dha një zgjidhje për situatën e ish-militantit socialist, ndërsa regjia e takimit të tij vijoi me shqetësime të tjera nga ana e biznesmenëve për rënien e xhiros.