Victor da Silva është futbollisti më i ri I Bylisit. Ekipi ballshiot ka arritur të bëjë një goditje të madhe në merkato, duke bindur sulmuesin i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave në Shqipëri si Partizani e Vllaznia.
Lojtari është prezantuar dhe ka nsiur menjëherë përgatitjet me skuadrën. Braziliani Da Silva është vënë nën urdhërat e stafit tenik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës drejtuar nga Nevil Dede. Në këtë fazë të kampionatit, ekipi ballshiot ka vuajtur golat e sulmuesve, Berko me 5 realizime, Gjata me 2 dhe Camara me nje gol të shënuar janë pak dhe braziliani pritet ti japë një dorë të madhe fazës ofensive.
Vlen të theksohet se Victor da Silva gjatë kësaj merkatoje ishte shumë afër kalimit në Shkodër, por palët nuk ia dolën dot të gjenin gjuhën e përbashkët. Aktualisht ekipi i Bylisit ndodhet në vendin e shtatë me 23 pikë dhe këtë sezon kërkon të mbijetojë në Abissnet Superiore.
LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni 2 ndeshjet që do të transmetohen në fundjavë
Ditën e shtunë do të luhet java e 22-të e Kategorisë së Parë dhe e fundit që do të mbyllë fazën e dytë. Një javë që do të sjellë përballje interesante, e pse jo ndryshim hierarkish në klasifikim. Të gjitha takimet do të luhen në orën 13:30, ndërsa rrjeti i radio televizionit shqiptar, si transmetues zyrtar do të transmetojë dy përballjet më interesante. Në RTSH Sport, vjen kryendeshja mes Flamurtarit dhe Besës, dy nga skuadrat po duelojnë në distancë për të arritur promocionin. Aktualisht ekipi vlonjat renditet në vendin e dytë me 49 pikë, dhe do të tentojë të vijojë formën e mirë.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Nuk është Vllaznia as Partizani, Victor Da Silva surprizon me transferimin […]
Comments are closed