Tensionet në veri të Kosovës, kryeministrja serbe reagon ashpër: Ushtria është gati të përgjigjet!

by KLIKOJE.AL

Kryeministrja serbe Ana Brnabic reagoi këtë të martë në lidhje me tensionet në veri të Kosovës dhe dislokimin trupave serbe në kufi. Brnabic deklaroi se ushtria e Serbisë është në gadishmëri të lartë dhe e gatshme që të mbrojë serbët në veri të Kosovës.

“Vigjilenca e lartë e policisë dhe ushtrisë do të thotë se Serbia është e gatshme të përgjigjet nëse dikush sulmon serbët në Kosovë. Këtë vit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar një sërë provokimesh dhe veprimesh të njëanshme kundër serbëve”, tha ajo.

Brnabic ngriti hipotezat se kryeministri i Kosovës po paralajmëron për viktima përmes heqjes me forcë të barrikadave.

“Kurti tashmë po paralajmëron për viktima njerëzore dhe heqjen me forcë të barrikadave. Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të jenë mjaft të mençur për të mos lejuar që kjo të ndodhë,” shtoi ajo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.