Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Turqia

  • Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

    Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

    Ditën e martë do të luhet Kosovë-Turqi e vlefshme për finalen e Play-Offit për një vend në Kupën e Botës. Situata shqetësuese është duke u krijuar në prag të ndeshjes së radhës në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, ku pritet një interes i madh nga tifozët vendas dhe ata mysafirë.

    Burime të ndryshme bëjnë të ditur se një pjesë e biletave të blera fillimisht nga tifozë shqiptarë përmes platformës zyrtare të Federatës, po përfundojnë në duart e tifozëve turq, përmes rishitjes në tregun dytësor. Ky fenomen rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në atmosferën e ndeshjes, duke shtuar ndjeshëm praninë e tifozëve mysafirë edhe jashtë sektorit të rezervuar për ta. Një situatë e ngjashme është parë edhe në ndeshjet e kaluara të Kosovës si mysafire, ku tifozët “Dardanë” kishin siguruar bileta në sektorë të ndryshëm të stadiumeve pritëse. Tani, i njëjti skenar duket se po përsëritet në Prishtinë, por në disfavor të përfaqësueses vendase.

    Ndërkohë, reagimet e tifozëve kanë qenë të shumta, duke e cilësuar këtë fenomen si të papranueshëm dhe në dëm të skuadrës, e cila në këtë fazë vendimtare ka nevojë maksimale për mbështetje nga tribunat. Nga ana tjetër, deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës lidhur me këtë çështje, ndërsa mungesa e mekanizmave për kontrollin e rishitjes së biletave mbetet një problem i hapur.

    Nëse kjo situatë vazhdon, ekziston rreziku real që në një nga ndeshjet më të rëndësishme, Kosova të mos ketë mbështetjen e plotë në stadiumin e saj, duke u ndjerë si “mysafire” në shtëpi.

    LEXO ME SHUME:Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)

  • Mbylli kontratën me klubin turk, Kristal Abazaj firmos me klubin shqiptar

    Mbylli kontratën me klubin turk, Kristal Abazaj firmos me klubin shqiptar

    Kristal Abazaj doli si lojtar i lirë para dy ditësh pasi i përfundoi kontrata me skuadrën turke të Ankara Keciörengücü, te e cila ishte transferuar verën e vitit që lamë pas. Ai ka gjetur menjëherë skuadër dhe sipas “infOSport.mk”, do të jetë përforcimi më i bujshëm i Shkëndijës së Tetovës në këtë merkato dimri.

    Kristal Abazaj është një lojtar me shumë eksperiencë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Belgjikë me Anderlehtin dhe në Kroaci me Osijekun, ndërkohë në futbollin shqiptar ka luajtur me Elbasanin, Luftëtarin, Skënderbeun, Kukësin dhe së fundmi Tiranën.

    Në Superiore numëron gjithsej 150 ndeshje dhe 39 gola. Abazaj është një lojtar me shumë eksperiencë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Belgjikë me Anderlehtin dhe në Kroaci me Osijekun, ndërkohë në futbollin shqiptarë, i njëjti kishte provuar veten të luaj me skuadrat më të mira, si Elbasani, Luftëtari, Skënderbeu, Kukësi dhe së fundmi Tirana.

    Ndryshe, Abazaj kishte nisur me ekpin e të rinjëve të Dinamo e Tiranës, për të kaluar më pas edhe tek ekipi U19 i Partizanit.Abazaj luan në të dy krahët e sulmit, ashtu që i njëjti pritet të jetë një super freskim për këtë repart, duke ndihmuar Besart Ibraimin dhe Fiton Ademin, që deri më tani kanë rezultuar si sulmuesit kryesor të Shkëndijës.

    LEXO ME SHUME:“Ringrihemi me Shkëmbin”, Agim Ibraimi premton një skuadër ndryshe: Tirana do të ngjitet shpejt në klasifikim

  • Bekim Rexhepi drejt Turqisë pas largimit nga Partizani, opsion mbetet edhe Kategoria Superiore

    Bekim Rexhepi drejt Turqisë pas largimit nga Partizani, opsion mbetet edhe Kategoria Superiore

    Bekim Rexhepi u largua vetëm para pak ditësh nga Partizani dhe është në kërkim të një skuadre tjetër. Gardiani, që u shpall kampion me Partizanin është pranë kalimit në Turqi. Mësohet se ai ka një ofertë, të cilën po e shqyrton dhe po e negocion. Në rast se versioni i kalimit në Turqi nuk kryhet, Superiorja mbetet një opsion dhe Skënderbeu do të ishte një mundësi potenciale, pasi ai atje ka shkëlqyer.

    Nëse Rexhepi do të transferohej në Turqi, në fakt kjo do të ishte një humbje për Partizanin. Klubi i kuq nuk do të përfitonte financiarisht nga një transferim i tillë.

    Portieri që luajti si titullar në sezonin e fundit dhe arriti të fitojë titullin kampion, mungonte në listën për ndeshjen e Champions, ndërsa tani ka mbërritur dhe njoftimi nga ana e klubit.

  • Fshihej në Shqipëri, ekstradohet bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer, mediat turke publikojnë pamjet (video)

    Fshihej në Shqipëri, ekstradohet bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer, mediat turke publikojnë pamjet (video)

    Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptomonedhave Thodex, të cilin Shqipëria vendosi ta ekstradonte në Turqi, mbërriti në Stamboll me avion.

    Mediat turke kanë publikuar pamjet që nga avioni deri në zbritjen në tokë të Ozer. 29-vjeçari u arrestua në Himarë më datë 30 gusht të vitit 2022, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën.

    I riu turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

    Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.

    Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e themeluesit dhe CEO-s së kompanisë “Thodex” Faruk Ozer për të mos u ekstraduar drejt Turqisë aty ku akuzohet për mashtrimin e rreth 400 mijë personave.

    Nga pamjet duken masa të rrepta sigurie me 6 oficerë dhe 2 furgonë që kanë mbërritur në aeroport për të pritur Ozer.

    Ozer dyshohet se kur u arratis nga vendi i tij, kishte me vete një server ku mbahen 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash. Ai është arratisur prej muajit prill të vitit 2021 nga shteti turk.

  • Tërmeti 6.4 ballë në Turqi/ Del bilanci paraprak, të paktën 3 të vdekur dhe 213 të plagosur (video)

    Tërmeti 6.4 ballë në Turqi/ Del bilanci paraprak, të paktën 3 të vdekur dhe 213 të plagosur (video)

    Një qytetar turk ka konfirmuar për gazetaren e Euronews Albania, Ortensa Budlla se nga tërmetet e fundit që kanë goditur Hatay-n kanë ngelur të plagosur 213 persona dhe janë shënuar 3 viktima.

    Një shifër e tillë konfirmohet dhe nga disa media turke. Po i njëjti burim ka bërë me dije se janë shembur ndërtesa që ishin të prishura pjesërisht nga tërmetet e para që goditën rajonin. Disa nga familjet ishin kthyer në banesa.

    Dy tërmete tronditën provincën më jugore të Hatay në Turqi të hënën, vetëm dy javë pasi tërmete të mëdha goditën rajonin. Tërmetet e dy javëve më parë, megjithëse me qendër në Kahramanmaras, 100 kilometra ose më shumë nga Hataj, shkaktuan dëme të mëdha atje.

  • Turqia preket nga një tjetër tërmet, publikohen momentet e tmerrit, qytetarët vrapojnë të dalin jashtë banesave (video)

    Turqia preket nga një tjetër tërmet, publikohen momentet e tmerrit, qytetarët vrapojnë të dalin jashtë banesave (video)

    Momente paniku janë përjetuar sërish këtë mbrëmje në Hataj të Turqisë, ku u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm pas atyre të dy javëve më parë. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë ishte me epiqendër në Hataj, pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë, ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në zonat përreth.

    Sipas mediave vendase, ka pasur të tjera shembje banesazh, të cilat kanë qenë dëmtuar më parë, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur dhe viktima. Por siç shihet nga pamjet, qyteraët, të cilët nuk kanë kaluar ende traumën e tërmeteve të mëparshme, janë frikësuar dhe i kanë përjetuar keq lëkundjet e sotme. Njerëzit kanë vrapuar në rrugë dhe oborre duke u larguar nga banesat, e të tjerë janë munduar të qetësojnë të afërmit.

    Autoritetet kanë nxjerrë ekipe patrullimi në terren për të parë nëse ka pasur pasoja në njerëz dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë larg objekteve. Kujtojmë se lëkundjet vijojnë prej dy javësh, ndërkohë që tërmeti i mbrëmjes së sotme ishte më i forti pas atyre 7.7 dhe 7.9 të së hënës së 6 shkurtit.

  • Mbyllen kërkimet në Turqi, nuk ka më shpresa për të mbijetuar

    Mbyllen kërkimet në Turqi, nuk ka më shpresa për të mbijetuar

    Turqia u ka dhënë fund përpjekjeve të kërkim-shpëtimit, përlveç 2 provincave pasi janë mbushur thuajse 2 javë nga tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz. Kërkimet do të vazhdojnë në Kahramanmaras dhe Hatay, thanë autoritetet. Megjithatë, shpresat për të gjetur dikë tjetër të gjallë nën rrënoja janë mjaft të pakta.

    Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 44 mijë njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore. Numri i të vdekurve pritet të rritet. Rreth 345 mijë apartamente në Turqi janë shkatërruar dhe shumë njerëz rezultojnë ende të zhdukur. As Turqia dhe as Siria nuk kanë thënë se sa njerëz janë ende të pagjetur.

    “Në shumë nga provincat tona, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar,” – u tha gazetarëve në Ankara shefi i agjencisë së fatkeqësive, Yunus Sezer.
    Ai tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin në rreth 40 ndërtesa në të dy provincat, por priste që ky numër të zvogëlehej shumë shpejt. Punonjësit e shpëtimit nxorrën të paktën 3 persona nga rrënojat të premten, më shumë se 11 ditë pasi ishin bllokuar kur goditi tërmeti.

    Në Turqi mbërriti edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken që ka njoftuar 100 milionë dollarë ndihmë humanitare. Ky është udhëtimi i tij i parë në Turqi që kur mori detyrën më shumë se 2 vjet më parë. Ndihma e re “do të lëvizë së shpejti. Fatkeqësisht, ka të bëjë më pak me kërkim-shpëtim, por me rikuperim afatgjatë. Kjo do të jetë një përpjekje afatgjatë”, – u tha ai gazetarëve. Ai shtoi se dërgimi i ndihmës në Siri ishte “shumë, shumë sfidues”.

    Ai do të udhëtojë në Hataj për të parë përpjekjet humanitare përpara se të takojë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të hënën. Dyshja pritet të diskutojnë çështje duke përfshirë refuzimin e Turqisë për të ratifikuar kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. 

  • Turqisë nuk i ndahen fatkeqësitë, pas tërmetit një zjarr i madh përfshin portin Iskenderun

    Turqisë nuk i ndahen fatkeqësitë, pas tërmetit një zjarr i madh përfshin portin Iskenderun

    Turqia nuk është në luftë vetëm me pasojat e tmerrshme që la tërmeti dhe tentativës për të nxjerrë sa më shumë perona të gjallë nga rrënojat, por edhe me flakët në portin Iskenderun.

    Tym i dendur vazhdon të ngrihet nga porti ndërsa zjarrfikësit dhe të paktën dy avionë zjarrfikës tentojnë të shuajnë flakët. Porti jugor turk mbeti i mbyllur pas dëmeve të mëdha nga tërmeti i së hënës dhe zjarrit që shpërtheu mes kontejnerëve në terminal.

    Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë tha të mërkurën se përpjekjet për të luftuar flakët ishin në vijim.

    “Ekipet tona po punojnë vazhdimisht në portin e Iskenderunit për të neutralizuar zjarrin nga ajri dhe toka”, shkroi ministria në Twitter.

  • Siria braktiset pas tërmetit, bota i ka sytë nga Turqia: “Nuk po na ndihmon njeri”

    Siria braktiset pas tërmetit, bota i ka sytë nga Turqia: “Nuk po na ndihmon njeri”

    E njëjta video tregon më tej trupat ruse duke shpërndarë ndihma humanitare për banorët e traumatizuar të qytetit historik. Dhe kjo duket deri tani e vetmja ndihmë nga jashtë që kanë marrë.

    Gjysmëhëna e Kuqe siriane i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të heqë sanksionet e vendosura ndaj regjimit të presidentit autoritar sirian, Bashar al-Assad, për të lehtësuar përpjekjet e shpëtimit, në mënyrë që ndihma ndërkombëtare të mbërrijë dhe për banorët e zonave në anën siriane te kufirit, të prekur nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës dhe nga paslëkundjet që nuk reshtin. Të vetmit me sa duket që ka lejuar të nisen atje, janë forcat e aleates së vjetër të Assadit, Moskës.

    Por në këto momente, njerëzve të përballur me tragjedinë e humbjes së të afërmve, humbjes së cdo gjëje që zotëronin e që për të cilën kishin punuar në jetë, politika është gjëja e fundit që u shkon në mendje.

    Ato që do të mbeten ndërkohë gjatë të rrënjosura në memorien kolektive, janë imazhe tragjike si kjo video e një vogëlushi 3 vjeçar të bllokuar nën rrënoja, të cilit ekipet e shpëtimit mundohen t’i japin ujë përmes kapakut të një shisheje, teksa vijojnë punën për nxjerrjen e tij e për ta shpëtuar nga kthetrat e vdekjes, një mision që në fund, fatmirësisht, u mbyll me sukses.

    Anekënd botës jehon sakaq dënesa e dhimbshme e Samer Al-Saraqbit nga qyteti verior sirian i Xhindiresit, i cili humbi 12 pjestarë të familjes në këtë fatkeqësi.

    “Jemi të shkatërruar krejtësisht, ne s’ka kush të na shpëtojë”, thotë burri mes lotësh teksa shtrëngon në krahë trupin e fëmijës së tij të pajetë.

    Shpesh, edhe thjesht me duar, banorët përpiqen t’i nxjerrin vetë njerëzit nga rrënojat.

    “I dëgjojmë zërat e tyre, e kuptojmë që janë gjallë, po përpiqemi por s’kemi sesi t’i nxjerrim. Nuk kemi mjete, nuk kemi asnjë lloj kapaciteti këtu. I bëjmë thirrje çdo vendi që të mundet, bëjmë thirrje për hir të njerëzve këtu, na ndihmoni. Nëse keni ndërgjegje, na ndihmoni”, tha një banor.

  • Prekëse/ Vogëlushi merr mikrofonin dhe i përgjërohet Erdogan, ja kërkesa që i bëri (VIDEO)

    Prekëse/ Vogëlushi merr mikrofonin dhe i përgjërohet Erdogan, ja kërkesa që i bëri (VIDEO)

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përball dje me një kërkesë të papritur teksa merrte pjesë në një tubim. Teksa Erdogan po fliste, një djalë i vogël u ngjit në podium dhe iu lut që t’ia nxirrte të atin nga burgu.

    “Xhaxhi President, babai im ka 10 vjet në burg. Më mungon shumë”,- i tha vogëlushi duke qarë dhe duke iu lutur presidentit turk që të bënte diçka që ai të bashkohej me babain e tij.Erdogan bën një shenjë nga stafi i tij, që nuk kuptohet, megjithatë fëmija i vogël këmbëngul.

    Burgjet janë të mbipopulluara vitet e fundit në Turqi, ku përveç të dënuarve për krime ordinere, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, akademikë, gazetarë etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj.