Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shkoder

  • Edi Martini fiksohet me lojtarët e Teutës, pas Arsid Krujës kërkon mbrojtësin (EMRI)

    Edi Martini fiksohet me lojtarët e Teutës, pas Arsid Krujës kërkon mbrojtësin (EMRI)

    Vllaznia ka nisur punën për edicionin e ri të Abissnet Superiore, por jo vetëm kaq. Trajneri Edi Martini kërkon të nisë menjëherë punën për të sjellë në Shkodër elementët më të mirë pasi pranë janë dhe kualifikueset e Conference League.

    Artan Jazxhi është një dëshirë e trajnerit Martini për Vllazninë. Tekniku i kuqebluve i njeh mjaft mirë aftësitë e qendërmbrojtësit, që do të shtonte forcat në repartin ku shfaqet më tepër nevojë. 23-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij te Teuta, ndërsa tashmë mund të firmosë me rivalët e Vllaznisë që do të blindonte mbrojtjen e shkodranëve pas akordit me Arsid Krujën.

    Zbulohet se me Krujën pritet vetëm firma nën kontratë për mbrojtësin e krahut të djathtë. Kështu Martini po kujdeset që në skuadrën e tij të ketë elementë me të cilët ka punuar më parë. Jazxhi ka plot 134 ndeshje me ekipin e parë të Teutës. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë.

    INTERESIMI PER SHERIF KALLAKUN

    Vllaznia ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës që po vjen. Klubi shkodran nuk dëshiron një tjetër dështim në Superiore, teksa organika po përgatitet për titullin kampion. Së fundmi bëhet me dije, se Vllaznia po kërkon transferimin e Sherif Kallakut. Sipas mediave lokale në Shkodër, ish-mesfushori i Teutës, Partizanit dhe Tiranës është kontaktuar nga vetë trajneri, Edi Martini.  Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Kujtojmë se mesfushori 27-vjeçar aktualisht aktivizohet ne Sepsi në Rumani. Këtë sezon, Kallaku ka shënuar një gol dhe dhuruar një asist në 30 ndeshje që ka marrë pjesë.

    LEXO ME SHUME:Shkëlqeu me Partizanin dhe Tiranën, Edi Martini piketon te Vllaznia mesfushon 27-vjeçar (FOTO)

     

  • Sfidoi Beckenbauer kur ishte 19-vjeç, ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar (FOTO)

    Sfidoi Beckenbauer kur ishte 19-vjeç, ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar (FOTO)

    Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Ai lindi në Shkodër më 26 janar 1948. Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Bekenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

    Kush është Sabah Bizi

    Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Që në vitin 1965 u aktivizua në të gjitha ndeshjet e Kupës së Republikës, madje në fund të këtij aktiviteti Vllaznia u shpall fituese e saj dhe Sabah Bizi la gjurmë në këtë sukses të ekipit shkodran.

    Që nga ai moment nuk ka munguar më në asnjë moment në fushat e blerta deri në moshën 34-vjeçare kur edhe ka lënë futbollin, pikërisht ne vitin 1982.

    Për tre vjet me radhë nga viti 1965 deri në 1968, ka qenë pjestar i padiskutueshëm i formacionit të parë të “Vllaznisë”, ku për tre vjet ka qenë edhe fituesi i anketës së “5 sportistëve më të mirë të vitit”.

    Pa diskutim që në atë periudhë dy nga ekipet që po lulëzonin së bashku me Vllazninë e Tiranën ishin dhe Partizani dhe Dinamo.

    Ato merrnin çdo lojtar që për ta ishte i domosdoshëm dhe padiskutim që Sabahi ishte një nga fokuset e tyre në ato vitet.

    Viti 1968 ishte viti kur ekipi i Partizanit dhe futbolli ynë në tërësinë e tij po përballej me një nga kollosët e futbollit europian e atij botëror, futbollin italian dhe me një prej ekipeve më elitare siç ishte Torino.

    Ekipi i Partizanit në prag të kësaj ndeshje merr dhe përforcimet e radhës.Një prej tyre do te ishte edhe Sabah Bizi si dhe Ramazan Rragami nga Shkodra dhe Teodor Vaso nga Skënderbeu.

    Këto sapo kishin kryer shërbimin ushtarak në këtë klub.Që nga ky moment Bizi mbeti tek ekipi i Partizanit për afro tre sezone.

    Që në vitet 1968- 1971 mbeti pjesë e kësaj skuadre duke kryer njëkohësisht dhe shërbimin ushtarak duke fituar me të dy tituj kampion dhe një Kupë të Republikës.

    U rikthye te Vllaznia në vitin 1971 dhe do të luante me të deri në vitin 1982 kur do të mbyllte edhe karrieren sportive.

    Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Bekenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

    Por Bizi ndeshjen më të mirë me kombëtaren, konsideron atë me ekipin e Polonisë. Një takim i mbyllur në barazim 1-1. Ai nuk harron që asaj kohe në gjithë kolonat që gazeta “Sporti Shqiptar” kishte shkruar për këtë ndeshje, emri i tij ishte në të gjithë kolonat.

    Për të ka qenë një ndeshje e madhe. Ka luajtur me shpirt nëpër dhëmbë. Ai nuk e harron se ishte afruar pranë të madhit, trajnerit tonë Loro Boriçi dhe kërkonte me dy duar të vëna mbi ije që të ndërrohej.

    Por Boriçi i kërkonte të vazhdonte, i jepte kurajo, e duke i thënë se kishte ende forcë për të dhënë në fushë.

    Dhe në minutat e fundit ka arritur të shmangë dy lojtarë, të marrë krahun deri në fundore dhe duke pritur të vinte ndonjë fanellë e kuqe e ka krosuar topin dhe Dini gjuajti me kokë dhe topi ra në shtyllë, aty erdhi dhe Çeço që shënoi golin e barazimit.

    Ky ka qenë një takim i paharruar për Sabah Bizin. Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi do të vazhdonte të ishte sërish pranë këtij sporti teksa ka drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.

    Më pas ka qenë për pak kohë trajner i Vllaznisë, ku ka mbajtur më vonë edhe detyrën ë sekretarit të klubit, ndërsa ka arritur të punojë edhe shumë vite si trajner i moshave.

  • Nga Argjentina në Shqipëri, klubi i Kategorisë së Tretë prezanton trajnerin e ri (FOTO)

    Nga Argjentina në Shqipëri, klubi i Kategorisë së Tretë prezanton trajnerin e ri (FOTO)

    KF Shiroka prezanton trajnerin e ri. Ai është Matias Tatangelo. Ai vjen pas një përvoje të gjatë në Superligën e Ekuadorit, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë dhe pritet t’i shërbejë ecurisë dhe objektivave që ka Shiroka, atë të ngjitjes në Kategorinë e Dytë. KF Shiroka ndodhet në Grupin A në Kategorinë e Tretë dhe ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 13 pikëve, vetëm një pikë larg nga Eagle Football që kryeson kampionatin


    Njoftimi i klubit të Shirokës

    Mirësevjen në KF Shiroka, Matias Tatangelo!
    Ndërsa nisim punën për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2024-2025, kemi kënaqësinë të mirëpresim në gjirin e skuadrës tonë, trajnerin Matias Tatangelo. Të bindur se përvoja e tij e gjatë në Superligën e Ekuadorit, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë, do t’i shërbejë më së miri ecurisë dhe objektivave që ka klubi ynë, atë të ngjitjes në kategorinë e dytë.

    Së bashku me trajnerin Tatangelo do të punojmë për të sjellë edhe përforcime të tjera në skuadër, që ky sezon të prezantojë në fushë një KF Shirokë krejt tjetër, më luftarake dhe që rritet ndeshje pas ndeshje.
    Mbyllëm një fazë të parë që ishte rezultative dhe padiskutim që gjysma e dytë e sezonit do të jetë ajo që do të shënojë përmbushjen e objektivit tonë.
    Na u priftë e mbara!

    LEXO ME SHUME: Kategoria e Parë/ Flamurtari fiton në fund ndaj Valbonës, Korabi rikthehet te suksesi (REZULTATET)

  • Babai i Shkodran Mustafit ndjek Vllazninë së bashku me Xhaferin, firma me shkodranët shumë pranë

    Babai i Shkodran Mustafit ndjek Vllazninë së bashku me Xhaferin, firma me shkodranët shumë pranë

    Babai i Shkodran Mustafit, Kujtim Mustafi, që është edhe agjent i futbollistit, ka qenë prezent sonte në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia – Kukësi. Prezencën e tij e konfirmoi edhe trajneri Qatip Osmani, që tha se është takuar me babain e Mustafit.

    Megjithatë duhet pritur edhe pak derisa palët te arrijnë akordin përfundimtar. Vizita e sotme e babait-menaxher në stadiumin “Loro Boriçi” flet shumë. Vllaznia ka nevojë për përforcime në çdo repart dhe nëse zyrtarizohet marrja e Mustafit, prapavija mund të thuhet me plot gojën se mund të jetë e sigurtë.

  • Shkodër, tentoi ta përdhunonte, 21-vjeçarja qëllon me thikë të moshuarin dhe më pas arrestohet

    Shkodër, tentoi ta përdhunonte, 21-vjeçarja qëllon me thikë të moshuarin dhe më pas arrestohet

    Një person, i identifikuar si Zef Paloka, ka mbërritur i plagosur me thikë në spitalin rajonal të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Vaun e Dejës.

    Burime bëjnë me dije se autorja e plagosjes është një 21 vjeçare e cila dyshohet ta ketë qëlluar me thikë 68-vjeçarin për vetmbrojtje, pasi ky i fundit ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

    Policia ka shoqëruar në komisariat autoren e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të plagosjes.

    “Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në  Vaun e Dejës, i plagosur  me mjet prerës (thikë).

    Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke  identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Liqeni i Shkodrës, ndalohet kategorikisht peshkimi i krapit dhe gjuhcës

    Liqeni i Shkodrës, ndalohet kategorikisht peshkimi i krapit dhe gjuhcës

    Liqeni i Shkodrës rrezikohet seriozisht nga shfarosja e krapit dhe gjuhcës, sidomos në këtë periudhë të shumimit ku lëshohen vezët. Kjo situatë dramatike ka detyruar ministrinë e Bujqëisë që të ndërhyjë fort, duke ndaluar në mënyrë kategorike peshkimin në Liqenin e Shkodrës për të gjithë muajin prill.

    Vendimi përcakton ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë të Krapit në liqenin e Shkodrës, për periudhën 1.4.2023 deri më 30.4.2023.

    Po kështu, ky vendim i formës së prerë ndalon edhe peshkimin me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë të Gjuhcës e njohur ndryshe si Alburnus Albidus Alborella në liqenin e Shkodrës, për periudhën 1.4.2023 deri më 31.7.2023.

    Ndërkohë, për periudhën 1.4.2023 deri më 30.4.2023 lejohet të peshkohet vetëm ngjala me grepa nga subjektet e pajisura me leje peshkimi nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës, siç është parashikuar në Planin e Menaxhimit të Ngjalës.

    Por ministria e Bujqësisë nuk është ndalur vetëm këtu. Për periudhën 1.5.2023 deri më 30.6.2023, do të ketë ndalim dhe për peshkimin me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 m nga bregu.

    “Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë sipas zonave të përcaktuara nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës. Për periudhën e lejimit të peshkimit të ngjalës, sipas pikës 3 të këtij urdhri, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës të ketë monitorim të sasive ditore të peshkuara‘- thuhet në urdhërin e ministrisë së Bujqësisë.

    Peshku i sekuestruar nga peshkimi i paligjshëm të groposet ose të shpërndahet për bamirësi. Për zbatimin e këtij urdhri, do të hartohet edhe një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në koordinim me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Shkodrës.

    Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës do të duhet të marrë të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës.

    Për zbatimin e këtij urdhri, ngarkohet Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës, Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, duke bashkëpunuar me strukturat e qeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare në qarkun e Shkodrës dhe Policinë Bashkiake të Shkodër dhe Malësisë së Madhe.

  • Shkodër, kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, prangoset 33-vjeçari (video)

    Shkodër, kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, prangoset 33-vjeçari (video)

    Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur është arrestuar në Shkodër. Vasil Prroni është dënuar me dy vite burg pasi ka kryer marrëdhënie me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar në lagjen “Guerrile”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

    -Vasil Prroni, 33 vjeç, banues ne fshatin Grudë e Re, Shkodër. 33-vjeçari është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Detaje nga plagosja në Shkodër/ Daja i shkoi nipit në shtëpi dhe e goditi disa herë me thikë

    Detaje nga plagosja në Shkodër/ Daja i shkoi nipit në shtëpi dhe e goditi disa herë me thikë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur disa herë me thikë. Iplagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital.

    Sakaq, policia ka arrestuar autorin, Zyhdi Shpejtimi, i cili mësohet se është daja i Troshanit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Sherri mes tyre ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve.

    Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër

    Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi, kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje

  • Shkodër/ Një person në gjendje të rëndë, të riut i ngulin thikën brenda banesës në katin e tetë

    Shkodër/ Një person në gjendje të rëndë, të riut i ngulin thikën brenda banesës në katin e tetë

    Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi B. T.Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

    Sipas tij një i ri është goditur me thikë brenda një banese në katin e tetë të një pallati. Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në repartin e reaminacionit në spital.

    Sipas qytetarit për shkak të gjendjes së rëndë, i riu është dërguar në spital nga vetë policia pa pritur ambulancën. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka ndaluar një person rreth 60-vjeç. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.

  • Vodhën celularë dhe pajisje elektronike, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër, hetohet bashkëpunëtori i mitur

    Vodhën celularë dhe pajisje elektronike, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër, hetohet bashkëpunëtori i mitur

    Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës si autor i vjedhjes së një servisi celularësh në qytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 dhjetor të këtij viti, ku 19 vjeçari duke thyer derën e biznesit ka mundur të hyjë në dyqanin ku ka marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

    Përveç 19 vjeçarit, XH.B policia ka vënë nën hetim edhe një 17 vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje, pasi në momentin që është bërë e mundur thyerja e derës së biznesit, të dy të rinjtë kanë hyrë dhe kanë vjedhur pajisje elektronike.

    Pas kontrolleve të kryera të banesat e dy të rinjve, përveç pajisjeve elektronike të vjedhura, janë gjetur edhe sasi të lëndëve narkotike.

    “Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza”-thuhet në njoftim.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.