Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shkoder

  • Plagosja me armë zjarri në Shkodër/ Ja kush është i riu që u dërgua me urgjencë drejt spitalit

    Plagosja me armë zjarri në Shkodër/ Ja kush është i riu që u dërgua me urgjencë drejt spitalit

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Mushan në njësinë administrative Dajç, ndërsa sipas policisë i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar i identifikuar si Isak Mehmedaj, i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes, dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të  plagosjes.

    Nuk dihet nëse i riu ka pasur konflikte të mëparshme, ndërkohë që pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 09.10.2021, rreth orës  08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri  në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

    Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

  • Mister rrethanat e ngjarjes! Një person shkon i plagosur në spitalin e Shkodrës

    Mister rrethanat e ngjarjes! Një person shkon i plagosur në spitalin e Shkodrës

    Një person është paraqitur i plagosur në spitalin e Shkodrës ku ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se personi ka marrë plagë të shkaktuara nga arma e gjahut.

    I lënduari është shtetasi Z. P. 72 vjeç, ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

    Shkodër /Informacion paraprak

    Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Aksident i rëndë/ Humb jetën shoferi dhe një 16-vjeçare

    Aksident i rëndë/ Humb jetën shoferi dhe një 16-vjeçare

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona, shoferi, 23-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur “Mbi Sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip “BMW”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, 16 vjeçare.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

  • I heshtur në gjyq, nuk pranoi të flasë/ Gjykata lë në burg autorin e krimit në Shkodër që vrau motrën e tij

    I heshtur në gjyq, nuk pranoi të flasë/ Gjykata lë në burg autorin e krimit në Shkodër që vrau motrën e tij

    “Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Fabian Vukajn, i cili akuzohet se vrau motrën e tij Diana Vuka.

    Ndërkohë që autori në sallën e gjyqit është shfaqur i heshtur, me kokën ulur dhe nuk ka pranuar të flasë.

    KRIMI

    Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 4 qershor dhe u zbulua nga Policia dy ditë më vonë, pas telefonave së të afërmve të viktimës pasi kishin humbur kontaktet me të.

    Në shtëpinë e viktimës Policia gjeti edhe 6 shishe birre 1.5 litërshe, të cilat janë konsumuar nga autori i dyshuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin që ka kryer vrasjen.

    Sipas burimeve nga vendngjarja, autori i dyshuar, Fabian Vuka, ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës, si dhe luante bixhoz në vijimësi.

    Gjithashtu Fabian Vukaj ishte edhe i papunë, çka e ka shtyrë të motrën t’i dërgonte çdo muaj një shumë prej 300 eurosh për ta ndihmuar.

    E shkuara e autorit të dyshuar

    Sjelljet agresive të 55-vjeçarit Fabian Vukaj janë të hershme. Madje ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg në rininë e tij gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak.

    Në atë periudhë, sipas burimeve të “Panorama”, mësohet se Vukaj ka plagosur një tjetër ushtar, duke kryer më pas edhe dënimin prej 10 vitesh.

    Pas daljes nga burgu, ai bëri një jetë problematike i varur nga alkooli dhe bixhozi, duke mos u martuar. Ai jetonte vetëm në banesën e familjes shumë pranë qendrës së qytetit të Shkodrës.

    Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë, ndërsa Policia ka gjetur edhe armën e krimit tip pistoletë me silenciator, me të cilën kreu vrasjen, gëzhoja si dhe disa prova të tjera. Fakti që e ka qëlluar me një pistoletë me silenciator ka bërë që komshinjtë të mos dëgjojnë asgjë, ndaj edhe viktima ka qëndruar dy ditë e pajetë në shtëpi.

    Viktima do të festonte 58-vjetorin e lindjes më 7 qershor, por jeta e saj u ndërpre tragjikisht në mes nga i vëllai. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje tragjike në Shkodër.

    NGJARJE E PARALAJMERUAR

    Diana Vuka kishte probleme të vazhdueshme me vëllanë e saj dhe madje kishin përfunduar edhe në Polici.

    Në nëntor të vitit të kaluar, ajo është kërcënuar me vrasje nga 55-vjeçari.

    Në atë kohë e ndjera kishte telefonuar një miken e saj duke i treguar për rrezikun: “Eja se Fabiani ka bërë planin për të më vrarë”, mësohet t’i ketë deklaruar ajo.

    Pas kësaj ka ndërhyrë Policia, pa ndërmarrë ndonjë masë ndaj agresorit dhe duke e mbyllur çështjen me pajtim midis tyre.

    Ndërkohë, rreth tri vite më parë, Fabiani Vuka ka rrahur të motrën. Pas ngjarjes, ajo bëri denoncim në Policinë lokale, por më pas e tërhoqi atë.

  • Tronditet Shkodra/ Një person gjendet i vrarë me armë zjarri

    Tronditet Shkodra/ Një person gjendet i vrarë me armë zjarri

    Një person është gjendur i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër.

    Personi ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.

    Trupi është gjetur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. 

    Viktimë është shtetasi Endri Mustafa dhe raportohet se familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e tij para disa ditësh.

    Ndërsa paraprakisht mësohet se Mustafa ka qenë i arrestuar më parë.

    Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • Rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër/ Reshje bore në Korçë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë

    Rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër/ Reshje bore në Korçë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë

    Është rënduar situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Nga të dhënat më të fundit mësohet se 9 shtëpi janë përmbytur, ndërkohë që në 131 shtëpi  të Njësisë Administrative Dajç ka prezencë uji. Qarkullimi është vështirësuar jashtëzakonisht ndërsa banorët kërkojnë që një mjet ushtrie të lihet në dispozicion për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore. Po kështu ka probleme edhe të energjisë elektrike, ndërsa ka nevojë për bazë ushqimore për gjënë e gjallë. E njëjtë paraqitet edhe në njësinë administrative Ana e Malit, ku banesat vijojnë të qëndrojnë të rrethuara nga uji.

    Ndërkohë ne Qarkun Korçës ka reshje dëbore. Ato kanë filluar prej orës 05.00. Kontraktorët janë në rrugë për Mirëmbajtje Dimërore pastrime e kriposje. Reshjet vazhdojnë në disa zona të shoqëruara edhe me err. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë, rruga e Qafa e Qarrit, rruga e Dardhës, rruga Voskop – Voskopoje për mjetet e vogla.

    Situata e përmbytjeve në qarkun Shkodër

    Hidrometri shënon 6.80 cm. 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

    Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

    Shtëpi të përmbytura 9. Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

    Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

    Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

    Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë.

    Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

    Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan. SPZ e zonës në gatishmëri .

    Qendrat shëndetësore në gatishmëri. Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

    Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

     1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

    Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).

    Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe. Prezencë uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).

    Burimi: A2

  • Vrasja në Shkodër pas debatit të të birit/ I arrestuari tregon në gjyq se tek vendi i krimit u gjend…

    Vrasja në Shkodër pas debatit të të birit/ I arrestuari tregon në gjyq se tek vendi i krimit u gjend…

    Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni, i njohur edhe si Ridvan Ramazani, në fshatin Mushan të Njësisë Dajç.

    Gjykata ka dhënë masë lehtësuese “Detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, të arrestuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dëshmitarë në vrasjen e 46- vjeçarit.

    Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën “Detyrim paraqitje” për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjokën organi i akuzës kërkoi “Arrest me burg”, masë të cilën e dha edhe gjykata. Shtetasi Milkjor Gjoka deklaroi seancën e djeshme se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë, duke mohuar kështu akuzat ndaj tij.

    Gjoka tha se ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, duke mohuar se ka bashkëpunuar me vëllezërit Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit.

    Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese, por gjykata vendosi “Arrest me burg”. Nga ana tjetër dy dëshmitarët edhe në Polici kanë treguar se ata nuk e kanë parë ngjarjen e ndodhur dhe se nuk e kanë idenë se si ka ndodhur.

    Të dy shtetasit, Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, janë punonjës të karburantit në fshatin Mushan në afërsi të të cilit ndodhi edhe vrasja e Ridvan Hysenit.

    Marjeta Gramshi ka deklaruar se ka qenë brenda godinës së karburantit dhe nuk ka parë asgjë ndërsa edhe Blerim Mlloja ka deklaruar se nuk e ka parë ngjarjen. Të dy dëshmitarët kanë qenë të tronditur për vrasjen e ndodhur në afërsi të vendit të tyre të punës, gjë e cila ia ka shpërqendruar vëmendjen.

    NGJARJA

    Ridvan Hyseni, i njohur edhe si Ridvan Ramazani, një nga “Të fortët” e Shkodrës, u ekzekutua me mbi 15 plumba në një atentat, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në fshatin Mushan të Njësisë Dajç.

    Ka qenë ora 11:20 e 28 nëntorit, kur në afërsi të një pike karburanti në rrugën kryesore të fshatit Mushështë vrarë me armë zjarri brenda në mjetin e tij tip “BMW X5”, ngjyrë e bardhë, shtetasi Ridvan Hyseni, 46 vjeç banues në fshatin Darragjat të Njësisë Dajç, Bashkia Shkodër.

    Viktima ka qenë i vetëm në mjetin e tij tip “BMW”, kur njëri nga vëllezërit Mehmedaj dyshohet se ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Ridvan Hyseni nuk ka mundur që të bëjë asnjë lëvizje në këtë atentat që i mori jetën.

    Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë rrethuar gjithë zonën dhe nisën hetimet paraprake për këtë ngjarje të rëndë.

    Efektivëve në ndihmë i kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA nga Tirana duke kontrolluar gjithë zonën dhe duke bërë aktet e ekspertimit. Trupi i pajetë ka qëndruar brenda makinës në të cilën u qëllua përreth dy dorë derisa Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje. Më pas në rrethim është futur një ambulancë e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës duke marrë trupin e pajetë të viktimës dhe duke e transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme.

    Ridvan Ramazani u vra pas debatit të të birit

    Ridvan Hyseni, ose Ridvan Ramazani, është vrarë pas një debati që ka pasur djali i tij me vëllezërit Mehmedaj.

    Palët kanë zhvilluar një debat mes njëri-tjetrit në afërsi të një lokali dhe më pas janë larguar. Sipas Policisë vendore të Shkodrës, Ridvan Hyseni ka dashur që të sqarohet me vëllezërit Mehmedaj të cilët kanë shkuar në fshatin Mushan ku jetonte viktima.

    Ky i fundit i ka pritur në makinën e tij tip “BMW X5” dhe kanë kërkuar që të sqarohen, por në debat e sipër situata ka agravuar dhe njëri nga vëllezërit Mehmedaj, Duel Mehmedaj, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov duke lënë të vdekur në vend shtetasin Ridvan Ramazani.

    Menjëherë forcat e Policisë janë vënë në kërkim të autorëve. Efektivët kanë arritur që në rrugë operative të marrin informacionin e duhur për konfliktin që ka pasur djali i viktimës, duke arritur tek autorët e dyshuar. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur dyshohet se autorët kanë lëvizur me motor në drejtim të paditur duke arritur që të fshihen në kohë.

    Megjithatë një numër i madh efektivësh janë vënë në lëvizje në kërkim të autorëve të dyshuar të kësaj vrasjeje, duke kontrolluar të gjithë zonën, por edhe kudo tjetër ku mendohet se mund të kenë lëvizur vëllezërit Mehmedaj.

    Efektivëve në ndihmë u kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA nga Tirana, duke kontrolluar gjithë zonën dhe duke bërë aktet e ekspertimit.

    Burimi: Panorama.al

  • Vrasja e “të fortit” që tronditi Shkodrën/ Shkon në tre numri i të arrestuarve, edhe një femër mes tyre. Ja “roli” që kishte në krim

    Vrasja e “të fortit” që tronditi Shkodrën/ Shkon në tre numri i të arrestuarve, edhe një femër mes tyre. Ja “roli” që kishte në krim

    Shkon në tre numri i të arrestuarve që tronditi qytetin e Shkodrës paraditen e djeshme. Ditën e sotme është arrestuar nga Policia, Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashëpunëtor autor i vrasjes së Ridvan Hysenit në Shkodër.

    Ndërkohë mbeten në kërkim dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, 46 vjeçarin Ridvan Hyseni (Ramazani), pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

    Bashkë me Milkjor Gjokën janë arrestuar për moskallëzim krimi edhe shtetasit Blerim Mlloja 49 vjeç dhe Marjeta Gramshi 49 vjeçe, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

    Mollja, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Senad Nikshiqi mësohet se ishte punonjës në karburantin ku u vra Hyseni. Po ashtu edhe gruaja e arrestuar ka qenë duke kaluar afër karburantit në momentin kur ndodhi krimi.

    Pavarësisht se policia dyshon se kanë qënë dëshmitarë, si Mollja ashtu edhe Gramshi kanë deklaruar se nuk dinë asgjë për ngjarjen dhe prandaj policia i ka arrestuar për “moskallëzim krimi”.

    Shkodër-Njoftimi i Policisë

    Vijojnë pandërprerë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari Ridvan Hyseni (Ramazani)

    Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 autorët e tjerë, si dhe vihen në pranga edhe 2 shtetas, për “moskallzim krimi”.

    Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, indetifikimi i autorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent.

    Kontrolle intensive nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

    Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

    Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

    Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

    Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

    Strukturat e DVP Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe RENEA, kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vijojnë kontollet intensive në banesa e objekte të ndryshme për kapjen e dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.

    Burimi: BalkanWeb

  • Publikohet lista/ Këta janë 39 kandidatët për deputetë që garojnë brenda PD në Qarkun e Shkodrës. Midis tyre spikasin edhe emra të tillë si…

    Publikohet lista/ Këta janë 39 kandidatët për deputetë që garojnë brenda PD në Qarkun e Shkodrës. Midis tyre spikasin edhe emra të tillë si…

    Demokratët e Qarkut të Shkodrës do të votojnë sot për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

    Edhe pse me vetëm 11 mandate, në këtë qark ka një numër të madh kandidatësh, plot 39, të cilët synojnë të bëhen deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

    Midis emrave, janë edhe disa ish-deputetë si Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Bardha Spahia, etj, ndërsa në listë është edhe kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.

    Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Shkodër në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

    Dega Shkodër

    1. ARBEN GJURAJ
    2. ARTAN HAXHI
    3. BARDH SPAHIA
    4. BASHKIM RROJI
    5. BENARDETA SYKU
    6. BLENDI GJYLBEGAJ
    7. EMILJANO PJETRI
    8. FLORIAN BJANKU
    9. GRETA BARDELI
    10. HELGA SALLAKU
    11. HELIDON BUSHATI
    12. IMELDI SOKOLI
    13. IZMIRA ULQINAKU
    14. LEDINA MANDIJA
    15. LORENC LUKA
    16. MARK RUPA
    17. NDOC ASHTA
    18. NESTI KIRI
    19. NEVILA BUSHATI
    20. RAMIZ ÇOBAJ
    21. ROMEO GURAKUQI
    22. VOLTANA ADEMI
    23. XHEMAL BUSHATI

    Dega Vau i Dejës

    1. GJOK ULDEDAJ
    2. MARIN TUKAJ
    3. PJETER LLESHI
    4. ZEF HILA

    Dega Malësi e Madhe

    1. ALDO GEGA
    2. AUREL MARKAJ
    3. ERMIRA COBAJ
    4. FATBARDH ZEKAJ
    5. RAMADAN LIKA

    Dega Pukë

    1. ANTONETA ZAJA
    2. GEZIM VATA
    3. HIL KOLA
    4. LODOVIK HASANI
    5. NDOC FASLIA
    6. PREL GJONI
    7. RROK DODA

    Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

    Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit.

    Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

  • Detaje/ I plagosuri sot në Shkodër nip i Gjon Gjekës, i njohur si “zoti” i Bardhajve. Historia e vrasjes në 2013

    Detaje/ I plagosuri sot në Shkodër nip i Gjon Gjekës, i njohur si “zoti” i Bardhajve. Historia e vrasjes në 2013

    Detaje të reja mësohen për një nga të plagosurit sot në Shkodrër, Erison Gjekën, 24-vjeç. Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për “BalkanWeb” se ai është nipi i një prej “të fortëve” të Shkodrës, i ekzekutuar vite më parë.

    Erison Gjeka është nipi i Gjon Gjekës, 49 vjeçarit të ekzekutuar në 2013 nga dy persona që udhëtonin me motor.

    Vrasja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”, në hyrje të Shkodrës, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka mundur të gjejë vetëm viktimën dhe gëzhojat e plumbave. Autorët, që dyshohet se kanë qenë dy persona, kanë ikur me një motor Piagio.

    Gjon Gjeka prej rreth dy dekadave njihej në zonën e Shkodrës si “zoti” i Bardhajve. Fshati i njohur për emrat e të “fortëve” dhe pamundësisë së policisë për të ndërhyrë për arrestimin e tyre, që prej 97-ës ishte nën pushtetin e këtij personi, që u ekzekutua me 3 plumba pistolete në 2013.

    Gjeka, sipas policisë në kohën e trazirave kishte kryer me dhjetëra grabitje me armë, ndërkohë që, paçka se përflitej edhe për shumë ngjarje të tjera, vijonte të ishte i lirë. Ndonëse kanë kaluar disa vite, vrasja e tij nuk është zbardhur ende, edhe pse dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të rivalitetit mes të fortëve në Shkodër.